Politike

“Jemi qendra e gravitetit të politikës”, Rama i tregon muskujt PD-së: Janë pakicë dreqi e mori, s’kanë shok në Evro

15 Korrik 2020, 11:58 Nga DOSJA
“Jemi qendra e gravitetit të politikës”, Rama i tregon

TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Demokratike duhet të pranojë realitetin se është pakicë. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në lidhje me ndryshimet Kushteutese për ndalimin e koalicioneve, Rama tha se PS është qendra e gravitetit të politikës shqiptare.

Jemi qendra e gravitetit të politikës shqiptare. Qendra përpiqet nga të dyja anët, ndaj PD dhe grupimi jashtë Kuvendit të pranojë realitetin. Janë pakicë dreqi e mori, janë pakicë… pakica duhet të mbrohet me të gjithë dinjitetin e vetë por jo t’i imponohet shumicës dhe dogma dhe dokrra. Mos harroni se ikën nga parlamenti që po të ishte puna për perspektivën evropiane, s’kanë shok. Duhet të shkojnë në 1922 kur ishte rasti i fundit që një parti la Kuvendin dhe më pas u shkri fare. Ne do të bëjmë më të mirën për vendin. “,-tha Rama. 

Kjo deklaratë u bë në konferencën për gazetarët nga kryeministri Edi Rama. Ai i shtriu sërish dorën e bashkëpunimit kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Rama tha se është gati të takohet me Bashën dhe të heqin dorë edhe nga marrëveshja e 5-qershorit, nëse nuk e do. Rama tha se koalicionet nuk do të hiqen, por do të ndryshohen. Përsa i përket integrimit dhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, Rama iu kujtoi të huajve sovranitetin e shtetit shqiptar.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ndalimi i koalicioneve edi rama ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll

Politike 15 Korrik 2020, 11:21

TIRANË: Kryeministri Edi Rama u shpreh i zhgënjyer për deklaratat e ndërkombëtarëve, të cilët një ditë më parë u pozicionuan kundër ndryshimeve kushtetuese...

Politike 15 Korrik 2020, 11:17

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend se parlamenti është sovran, duke mos u tërhequr nga ndyshimet Kushtetuese për hapjen pjesore të listave të ...