Politike

“Ishte zhgënjyes”, Rama i ‘prekur’ nga Wadephul bën hapa pas: Koalicionet nuk do të ndalohen, por si premtuam Bundest

15 Korrik 2020, 11:28 Nga DOSJA
“Ishte zhgënjyes”, Rama i ‘prekur’ nga Wadephul

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha se është i zhgënjyer nga deklarata e kreut të grupit parlamentar të CDU-CSU-së, Johann Wadephul. Në konferencën me gazetarët, Rama tha se Wadephul ishte i njëanshëm duke mbajtur anën e kreut të opozitës, Lulzim Basha. Sa për koalicionet, kryeministri tha se ato nuk do të ndalohen.

Edi Rama: Në planin etik, deklarimi i mikut tonë Wadephul ishte zhgënjues, se nuk flitet me të dëgjuar. Koalicionet as nuk ndalohen as nuk mund të ndalohen. Ato thjesht do të jenë si në çdo vend të Evropës, ku partitë kanë të drejtën të grupohen me kandidatët e tyre. Siç bën CDU me të motrën e vetë CSU. Në planin politik, deklarimi është i ç’balancuar, sepse vetëm mban krahun e opozitës jashtë-parlamentare. Tani, unë dua të merrem me thelbin për t’u sqaruar me të gjithë, qofshin shqiptarët që e mirëpresin hapjen e listave dhe mundësinë për të dhënë një pëlqim për deputetin, qofshin miqtë dhe partnerët. Më vjen keq për faktin se në deklarimin e djeshëm, flitet deri për faktin për vënie në pikëpyetje të të ardhmes evropiane të Shqipërisë, kur Bundestagu nuk i vuri kusht Shqipërisë të bëjë të lumtur Lulzim Bashën. Pikë, kërkesa për Shqipërinë është miratimi i një reforme gjithë-përfshirëse. Shqipëria nuk mund të gjykohet në bazë të anësive politike. Shqipëria duhet të gjykohet mbi bazën e fakteve. Nuk pendohem që e pritëm opozitën në tryezë që shtyu dhe procesin, e në fund bëmë e një marrëveshje me të, ku mori gjithçka kërkoi. Ne s’donim që Shqipëria të mos depolitizonte administratën zgjedhore. Qëllimi ynë ishte depolitizimi i menjëhershëm. Plotësisht i mundshëm dhe i dobishëm për procesin. Falë ndihmës së z.Wadephul kjo marrëveshje u arrit. E shpërfillëm rekomandimin bazë të OSBE/ODIHR, për administratën. Unë nuk pendohem për këtë, por faktet janë të rëndësishme. Është shumë e rëndësishme që të gjykojmë mbi produktin, dhe të gjykohemi për produktin jo për fjalët apo për mbi nivelin e pakënaqësive të një aktori politik. 

Kjo deklaratë u bë në konferencën për gazetarët nga kryeministri Edi Rama. Ai i shtriu sërish dorën e bashkëpunimit kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Rama tha se është gati të takohet me Bashën dhe të heqin dorë edhe nga marrëveshja e 5-qershorit, nëse nuk e do. Rama tha se koalicionet nuk do të hiqen, por do të ndryshohen. Përsa i përket integrimit dhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, Rama iu kujtoi të huajve sovranitetin e shtetit shqiptar.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama johann wadephul ndalimi i koalicioneve edi rama johann wadephul ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll

Politike 15 Korrik 2020, 11:21

TIRANË: Kryeministri Edi Rama u shpreh i zhgënjyer për deklaratat e ndërkombëtarëve, të cilët një ditë më parë u pozicionuan kundër ndryshimeve kushtetuese...

Politike 15 Korrik 2020, 11:17

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend se parlamenti është sovran, duke mos u tërhequr nga ndyshimet Kushtetuese për hapjen pjesore të listave të ...