Politike

Rama: Presidenti sulmon Kuvendin, s’është e denjë… as etike… vetë e sollën në Kuvend opozitën parlamentare

15 Korrik 2020, 11:16 Nga DOSJA
Rama: Presidenti sulmon Kuvendin, s’është e denjë…

TIRANË- “Opozita presidenciale”, kështu e ka quajtur kryeministri Edi Rama rolin e presidentit Ilir Meta në debatin publik për hapjen e listave. Fill pas takimit që kreu i shtetit pati me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, Rama tha se nuk është e denjë, etike dhe as institucionale, që Meta të sulmojë Kuvendin. Sipas tij, nuk është faji i PS-së që ata deputetë kanë zëvendësuar sot opozitën në Parlament.

“Opozita jashtëparlamentare dhe ajo presidenciale nuk e vlerësojnë dhe se vlerësojnë parlamentin e Shqipërisë. Por kjo nuk e ndryshon faktin se parlamenti është sovran. Në aspektin etik, nuk është e denjë që parlamenti të sulmohet, anatemohet qoftë nga një institucion si i presidentit të Republikës, dhe e them për radhë të parë se etika institucionale, është baza e shkruar në çdo paragraf të parë të kapitullit të parë të çdo kapitulli të shtetit dhe opozita jashtëparlamentare që zgjodhi të braktisë Kuvendin me vullnet të lirë. Me vendimin e vetë sovran, zgjodhi të përbuzë kuvendin. Por përtej kësaj, asgjë tjetër nuk mund të bëjë dhe asgjë nuk e shlyen nga përgjegjësia që ka lidhur me ata të cilët janë sot deputetë të opozitës në parlament. Nuk i kam sjellë unë, Taulant Balla apo PS. Por partitë e tyre, janë zgjedhja e tyre, s’na mbetet tjetër veçse të respektojmë çdo deputetë në radhët e opozitës.”,-tha Rama. 

Kjo deklaratë u bë në konferencën për gazetarët nga kryeministri Edi Rama. Ai i shtriu sërish dorën e bashkëpunimit kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Rama tha se është gati të takohet me Bashën dhe të heqin dorë edhe nga marrëveshja e 5-qershorit, nëse nuk e do. Rama tha se koalicionet nuk do të hiqen, por do të ndryshohen. Përsa i përket integrimit dhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, Rama iu kujtoi të huajve sovranitetin e shtetit shqiptar.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takon meta per listat edi rama basha takon meta per listat edi rama

Sondazh

Poll