“Nuk jam aq budalla”/ Rama s’i ndahet opozitës: Tërhiquni nga gjoksi imagjinar i Mic Sokolit, s’ka kuptim
15 Korrik 2020, 11:55Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Opoitës që të lërë pas urdhërat dhe idetë e ‘gjoksit imagjinar të Mic Sokolit’. Në një konferencë për gazetarët, Rama shtoi se nuk është aq budalla sa të refuzojë atë dëshiron 80% e shqiptarëve.
Kryeministri shtoi gjithashtu se atë që ka vënë re në Shqipëri s’e ka vënë re në asnjë vend tjetër.
Rama shtoi se në Shqipëri, populli është më i pakënaqur me Opozitën se sa me vetë maxhorancën.
“Për të kërkuar qiqra në hell, do të ishim duke bërë një tjetër diskutim. Tashmë kanë arritur ta popullarizojnë listat e hapura. Unë nuk jam tifoz, jo për ato arsye që thuhen. Se në fund fare prapë kryetarët do të firmosin listën e deputetëve. Dhe nuk ekziston në asnjë vend të botës, që një kryetar të firmosë një listë me deputetë që si ka zgjedhur vetë. Por kush mund ta thotë që është antipatike dhe e padrejtë. Unë nuk jam aq i zgjuar sa kolegët jashtë parlamentit dhe brenda parlamentit, por nuk jam aq budalla që të refuzoj atë që duan 80 e ca % e shqiptarëve. Për diçka që s’e kemi problem, frikë jo e jo dhe nuk jemi kundra, këtu përveçse për mirë ndikohet perspketiva eurpiane. Kujdesi i të gjithë atyre që e duan Shqipërinë duhet. Të tjerat janë vetëm muhabet. Për këtë jam unë dhe jemi këtu për të udhëheqje. Në nuk pranojmë urdhëra, diktate të një grupimi që janë në anën e kundërt të historisë. Kam parë dhe jam i vetëdijshëm. Pas 7 vitesh një qeveri ballafaqohet më shumë me boshllëqe se sa pas vitit të parë të qeverisjes. Por që njerëzit të jenë më të mërzitur me Opozitën se me ne nuk e kam parë në asnjë vend. Kërcënimet dhe gjoksin imagjinar të Mic Sokolit t’ja lëmë të shkuarës,”- tha Rama.
Kjo deklaratë u bë në konferencën për gazetarët nga kryeministri Edi Rama. Ai i shtriu sërish dorën e bashkëpunimit kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Rama tha se është gati të takohet me Bashën dhe të heqin dorë edhe nga marrëveshja e 5-qershorit, nëse nuk e do. Rama tha se koalicionet nuk do të hiqen, por do të ndryshohen. Përsa i përket integrimit dhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, Rama iu kujtoi të huajve sovranitetin e shtetit shqiptar.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë kur ka deklaruar se koalicionet nuk do të ndalen. I pyetur në konferencën me gazetarët, Rama shtoi me n...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mohuar një përplasje të mundshme me partnerët ndërkombëtarët për çështjen e ndryshimeve Kushtetuese. Gjatë bashkëbi...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ia bëri të qartë sot Lulzim Bashës se nuk do të imponohet në Kuvend, për ndryshime Kushtetuese. Rama tha se marrëveshja do të...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mesditën e sotme një konferencë për shtyp, ku edhe ka konfirmuar edhe një herë miratimin e draftit të 5 qershori...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sërish ndërkombëtarëve që një ditë më parë kërkuar që maxhoranca të tërhiqet nga ndryshimet në Kushtetutë....
TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha se është i zhgënjyer nga deklarata e kreut të grupit parlamentar të CDU-CSU-së, Johann Wadephul. Në konferencën me gazeta...
Politike15 Korrik 2020, 11:21
TIRANË: Kryeministri Edi Rama u shpreh i zhgënjyer për deklaratat e ndërkombëtarëve, të cilët një ditë më parë u pozicionuan kundër ndryshimeve kushtetuese...
Politike15 Korrik 2020, 11:17
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend se parlamenti është sovran, duke mos u tërhequr nga ndyshimet Kushtetuese për hapjen pjesore të listave të ...
TIRANË- “Opozita presidenciale”, kështu e ka quajtur kryeministri Edi Rama rolin e presidentit Ilir Meta në debatin publik për hapjen e listave. Fill pas t...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Kuvendi i Shqipërisë për të është sovran. Në një konferencë me gazetarët, Rama shtoi se reagimet e Opozitës P...