Politike

Rama: Basha duhet ta dijë se në pushtet nuk vihet me formula, gjithçka ndahet tek mejdani! S’e ndan njeri Lulin nga monika,

15 Korrik 2020, 11:54 Nga DOSJA
Rama: Basha duhet ta dijë se në pushtet nuk vihet me formula,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë kur ka deklaruar se koalicionet nuk do të ndalen. I pyetur në konferencën me gazetarët, Rama shtoi me nota humroi, se nuk mund ta ndalojë askush Bashën që të bashkohen me Monika Kryemadhin.

Në fund, kryeministri u shpreh se këto gjëra bëhen për të përmirësuar pricesin zgjedhor dhe jo për të ndaluar koalicionet.

Pjesë nga biseda

Pyetje: Pse kur ju doni të vini në pushtet koalicionet lejohen, ndërsa kur Lulzim Basha do të vijë në puhtet janë të pamoralshme?

Edi Rama: Koalicionet nuk ndalohen. Në kohën të cilës ju i referoheni, ishte një formulë. Çdo gjë është e përmirësueshmë dhe prandja bëhen zgjedhjet dhe përmirësim i procesit zgjedhor. Pse atëherë kështu, e pse sot kështu, e diskutojmë por thelbi nuk është kështu. Nëse Basha mendon se vjen në pushtetm e formula dhe me rrugë që nuk kalon nga vota e qytetarëve, gabon. Gjërat ndahen tek mejdani. Kush ka më shumë vota fiton. Nëse Partia Demorkatike është e pandashme nga ajo që deri dje e quante SHPK-ja e Monikës, nuk do t’i ndalojë njeri të jenë bashkë. Do jenë bashkë me Monikën, me kë të duan. Kështu njerëzit do ta kuptojnë kush është grupi.

Kjo deklaratë u bë në konferencën për gazetarët nga kryeministri Edi Rama. Ai i shtriu sërish dorën e bashkëpunimit kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Rama tha se është gati të takohet me Bashën dhe të heqin dorë edhe nga marrëveshja e 5-qershorit, nëse nuk e do. Rama tha se koalicionet nuk do të hiqen, por do të ndryshohen. Përsa i përket integrimit dhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, Rama iu kujtoi të huajve sovranitetin e shtetit shqiptar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 15 Korrik 2020, 11:21

TIRANË: Kryeministri Edi Rama u shpreh i zhgënjyer për deklaratat e ndërkombëtarëve, të cilët një ditë më parë u pozicionuan kundër ndryshimeve kushtetuese...

Politike 15 Korrik 2020, 11:17

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend se parlamenti është sovran, duke mos u tërhequr nga ndyshimet Kushtetuese për hapjen pjesore të listave të ...