“BE është bota për ne..”, Rama flet për marrëveshjen: S’na pëlqen, por se bëmë me zor! Soreca foli për Zgjedhoren
15 Korrik 2020, 11:46Nga DOSJA
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mohuar një përplasje të mundshme me partnerët ndërkombëtarët për çështjen e ndryshimeve Kushtetuese. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Rama u pyet në lidhje me deklaratën edhe të ambasadorit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca që tha se pa një ecuri të Reformës Zgjedhore nuk ka për të patur një datë të konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE. Rama tha se marrëveshja e 5-qershorit, edhe pse është e respektuar nga PS, që është zotuar për t’i shkuar deri në fund, nuk u bë me dëshirën e plotë të PS.
Pyetje: Marrëveshja që ju thoni se duam… por pa këtë marrëveshje s’ka një konferencë ndërqeveritare? Mos po krijoni një përplasje me BE-në?
Edi Rama:Jo po me planetin, se ajo është bota për ne. Së pari nuk dua që të rrëzojmë marrëveshjen edhe pse ajo marrëveshje mua nuk më pëlqen, por unë i pari dhe PS duam të japim shembuj. Ne nuk na pëlqen marrëveshja, ne donim depolitizimin e administratës zgjedhore, dhe më vjen keq që Lulzim Basha thotë e bëmë me zor. Nuk e bëmë me zor. Nuk ka askund të shkruar që Shqipëria ka kusht konferencën ndër-qeveritare me marrëveshje me Lulzim Bashën. Nuk është e shkruar, Shqipëria është shtet sovran që me vullnet të plotë dhe në funksion të ëndrrës së madhe dhe mbështetjes më të madhe në Ballkan nga populli i vetë, troket për të hyrë në BE. S’është as Edi Rama, as Lul Basha që mund ta vendosin këtë. Është shtet, dhe ka detyrimin që t’i provojë BE-së që përmbush gjithë kushtet për të qenë anëtare. Konkretisht, më erdhi edhe kjo e ambasadorit, ma dha ambasadori. Reforma Zgjedhore është kusht kyç, marrëveshja është një nga instrumentet për Zgjedhoren. Gjykimi bëhet për produktin. Kjo s’është pjesë e standarteve evropiane, që Luli të jetë i gëzuar. Kush të duartrokasë marrëveshjen? Myslym Murrizi, Rudina Hajdari? Që janë aty si rezultat i vendimit për të mos braktisur Kuvendin, që do të votojnë për një ligj që është kundër interesit të tyre politik? Që thotë se votat tuaja do të numërohen nga Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe të tjerët.
Kjo deklaratë u bë në konferencën për gazetarët nga kryeministri Edi Rama. Ai i shtriu sërish dorën e bashkëpunimit kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Rama tha se është gati të takohet me Bashën dhe të heqin dorë edhe nga marrëveshja e 5-qershorit, nëse nuk e do. Rama tha se koalicionet nuk do të hiqen, por do të ndryshohen. Përsa i përket integrimit dhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, Rama iu kujtoi të huajve sovranitetin e shtetit shqiptar.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ia bëri të qartë sot Lulzim Bashës se nuk do të imponohet në Kuvend, për ndryshime Kushtetuese. Rama tha se marrëveshja do të...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mesditën e sotme një konferencë për shtyp, ku edhe ka konfirmuar edhe një herë miratimin e draftit të 5 qershori...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sërish ndërkombëtarëve që një ditë më parë kërkuar që maxhoranca të tërhiqet nga ndryshimet në Kushtetutë....
TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha se është i zhgënjyer nga deklarata e kreut të grupit parlamentar të CDU-CSU-së, Johann Wadephul. Në konferencën me gazeta...
Politike15 Korrik 2020, 11:21
TIRANË: Kryeministri Edi Rama u shpreh i zhgënjyer për deklaratat e ndërkombëtarëve, të cilët një ditë më parë u pozicionuan kundër ndryshimeve kushtetuese...
Politike15 Korrik 2020, 11:17
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend se parlamenti është sovran, duke mos u tërhequr nga ndyshimet Kushtetuese për hapjen pjesore të listave të ...
TIRANË- “Opozita presidenciale”, kështu e ka quajtur kryeministri Edi Rama rolin e presidentit Ilir Meta në debatin publik për hapjen e listave. Fill pas t...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Kuvendi i Shqipërisë për të është sovran. Në një konferencë me gazetarët, Rama shtoi se reagimet e Opozitës P...
TIRANË- Debatet e Komisionit të Ligjeve kanë nervozuar së tepërmi deputetin socialist Bashkim Fino. Aq shumë është tensionuar saqë ka vendosur që të ndezë ...
VLORË- Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca i ka dërguar një mesazh të qartë Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, se ndryshimet Kushtetu...