TIRANË: Kryeministri Edi Rama u shpreh i zhgënjyer për deklaratat e ndërkombëtarëve, të cilët një ditë më parë u pozicionuan kundër ndryshimeve kushtetuese.
Rama tha se Gjermania për të është pikë referimi, por Wadephul ishte treguar zhgënjyes për të.
Pjesë nga biseda
Pyetje: Ditën e djeshme në një prononcim Wadephul, u shpreh se ndryshimet kushtetuese nëse do të miratohen, do të ishin shkelëse, a ju shqetësojnë këto qëndrim?
Rama: Nuk jam një dijeni të një deklarimi të ministrit. Do ta shoh. Por përgjigjia ime është se Gjermania është një pikë referimi për botën dhe për ne. Gjithçka që ajo mishëron është një shëmbellim demokracie. Me shembullin e saj tërheq Europën. Deklarimi i djeshëm ishte zhgënjye në planin etik, i nxituar dhe i ç’balancuar. Është një mik mjaft i mirë ai dhe e çmoj shumë për ndikimin që ka për të ndihmuar në lehtësimin e marrëdhënieve politike në Shqipëri. Ka mirënjohjen time për çdo orë që ka shpenzuar për shqiptarët. Ai e çmon shumë marrëvehsjen e 5-qershorit, por deklarimi i djeshëm nënçmon Kuvendin e Shqipërisë. Me votën e sotme ne jemi dakort, por ajo marrëveshje nuk mund të jetë kusht. Duam të shkojmë përtej saj.
Kjo deklaratë u bë në konferencën për gazetarët nga kryeministri Edi Rama. Ai i shtriu sërish dorën e bashkëpunimit kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Rama tha se është gati të takohet me Bashën dhe të heqin dorë edhe nga marrëveshja e 5-qershorit, nëse nuk e do. Rama tha se koalicionet nuk do të hiqen, por do të ndryshohen. Përsa i përket integrimit dhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, Rama iu kujtoi të huajve sovranitetin e shtetit shqiptar.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Rama: Presidenti sulmon Kuvendin, s’është e denjë… as etike… vetë e sollën në Kuvend opozitën parlamentare
TIRANË- “Opozita presidenciale”, kështu e ka quajtur kryeministri Edi Rama rolin e presidentit Ilir Meta në debatin publik për hapjen e listave. Fill pas t...
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Rama: Jemi mes dy palëve me të cilat kemi koncensus, por s’e respektojnë Kuvendin e Shqipër
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Kuvendi i Shqipërisë për të është sovran. Në një konferencë me gazetarët, Rama shtoi se reagimet e Opozitës P...
ME FOTO: Nxjerr çakmakun dhe ndez puron, debatet tek “Ligjet” nervozojnë Bashkim Finon, e bëjnë për ‘cigare’
TIRANË- Debatet e Komisionit të Ligjeve kanë nervozuar së tepërmi deputetin socialist Bashkim Fino. Aq shumë është tensionuar saqë ka vendosur që të ndezë ...
Ndalimi i koalicioneve, ambasadori Soreca ultimatum Ramës: Votoni 5-qershorin, s’ka datë negociatash pa marrëveshjen e Zgje
VLORË- Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca i ka dërguar një mesazh të qartë Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, se ndryshimet Kushtetu...
Rama: S’ndalojmë koalicionet, por do i moderojmë… Wadephul ishte zhgënjyes, jemi vend sovran! Gati të takohem me Bashën
TIRANË– “Opozita jo-parlamentare dhe presidenciale“, kështu i etiketoi kryeministri Edi Rama kreun e opozitës Lulzim Basha dhe presidentin Ilir Meta, pas t...
EMRAT/ Miratohen me 10 vota pro në parim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pesë deputetët që dolën kundër
TIRANË– Mbyllet mbledhja e Komisionit të Ligjeve. Ndryshimet Kushtetuese u miratuan në parim me 10 vota pro dhe pesë kundër. Deputetët që votuan kundër jan...
FOTOJA: 50 minuta bashkë “kokë më kokë”, përfundon takimi Basha-Meta, përshëndeten me grusht
TIRANË– 50 minuta bashkë, përfundon takimi i kryedemokratit Lulzim Basha dhe presidentit Ilir Meta. Pasi janë ndarë, Meta ka përshëndetur me grusht Bashën ...
ZBARDHEN detaje nga ‘dyert’ e mbyllura, Meta sinjal Ramës: Mos bëni aventura. Këshilla për Bashën: Qëndrojini besnik 5
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga takimi mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe presidentit Ilir Meta. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se Meta në fjalën e...
Tirana zgjohet e mbushur me postera: Kurseni, këto muaj falë Ramës do paguani 400 euro për Beketin
TIRANË– Ditën e sotme, Tirana është zgjuar e mbushur me postera. Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga Dosja.al, banorët e kryeqytetit kanë gjet...