Politike

Rama u përgjigjet sërish ndërkombëtarëve: Nuk cënojmë asnjë strategji, s’jemi si në ndonjë vend në Europë, ku Kuve

15 Korrik 2020, 11:33 Nga DOSJA
Rama u përgjigjet sërish ndërkombëtarëve: Nuk

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sërish ndërkombëtarëve që një ditë më parë kërkuar që maxhoranca të tërhiqet nga ndryshimet në Kushtetutë.

I pyetur në konferencën me gazetarët, në lidhje me këtë çështje, Rama tha se nuk kanë cënuar asnjë perspektivë europiane.

Kryeministri shtoi më tej se nisma e listave të hapura, u jep njerëzve mundësinë njerëzve që të votojnë partinë dhe personin që duan dhe nuk cënon aspak perspektivën europiane.

Normale si në çdo vend të botës. Ne ndoshta pak më shumë ndonjëherë por ky është procesi. Unë besoj se është koha që të gjithë të shikojnë faktet. T’i lëmë mënjanë aktorët, paragjykimet mbi fjalë dhe të shikojmë faktet. Çfarë po bën Shqipëria? Mos vallë Kuvendi i Shqipërisë po ndërmerr ndonjë nismë për t’i dhënë pushtet ndokujt siç ka ndodhur në ndonjë vend të Europës? Jo….Po i jep popullit të vet mundësinë të ketë më shumë zë, të zgjedhin partinë, të votojnë personin që ju pëlqen. Kjo e cënon perspektivën strategjike të Shqipqrisë? Nuk besoj…Po heq koalicionet? Jo. Po krijon një kuadër ku koalicionet do të funksionojnë si në çdo vend të Europës dhe jo si një rrap pas dushkut. Ju kujtohet historia e devijimit të votës, ti voton për njërin, votën e merr tjetri. Si mund të kemi një sistem kur vetëm në Tiranë kemi mesatarisht 3000 kandidatë. Ku është parë kjo? Ata që marrin vota për një parti i çon për një parti tjetër…etj, etj…Nëse ka diçka që nuk përputhet me standartet, jam kurioz t’i di, por nuk është standart pëlqimi apo mospëlqimi i Lulzimi Bashës. Kërcënimi, ose siç i themi ne se këtu do bëhet name nga ana e partive. Kërcënimi se po nuk u bë kështu, ne do bëjmë kështu, dhe pastaj bota do thotë që këta s’janë për Europë, nuk funksionon. Dënimin e jep populli me votë. Ky është mendimi im në tërësi. Për mua çdokush në botën e sotme me kaq shumë halle dhe probleme, meriton vetë mmirënjohje, pro një gjë është e qartë. Që nga dita e parë që kam marrë këtë detyrë, ka gjëra për të cilat biem dakort, ka gjëra për të cilat nuk biem,”- tha Rama. 

Kjo deklaratë u bë në konferencën për gazetarët nga kryeministri Edi Rama. Ai i shtriu sërish dorën e bashkëpunimit kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Rama tha se është gati të takohet me Bashën dhe të heqin dorë edhe nga marrëveshja e 5-qershorit, nëse nuk e do. Rama tha se koalicionet nuk do të hiqen, por do të ndryshohen. Përsa i përket integrimit dhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, Rama iu kujtoi të huajve sovranitetin e shtetit shqiptar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 15 Korrik 2020, 11:21

TIRANË: Kryeministri Edi Rama u shpreh i zhgënjyer për deklaratat e ndërkombëtarëve, të cilët një ditë më parë u pozicionuan kundër ndryshimeve kushtetuese...

Politike 15 Korrik 2020, 11:17

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend se parlamenti është sovran, duke mos u tërhequr nga ndyshimet Kushtetuese për hapjen pjesore të listave të ...