Politike

15 Korrik 2020, 11:17 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend se parlamenti është sovran, duke mos u tërhequr nga ndyshimet Kushtetuese për hapjen pjesore të listave të kandidatëve për deputetë, dhe ndalimin e koalicioneve. Kryeministri tha se nisma nuk do të cënojë në asnjë “pikë apo presje” marrëveshjen.

“Ndërkohë që ne sigurisht do të diskutojmë detajimin e nismës kushteutese, por pa cënuar asnjë pikë e presje të asaj që do të integrohet në Kodin Zgjedhor nga marrëveshja e 5-qershorit. Parlamenti është sovran, dhe mbi të s’mund të dalë askush. Kjo është paraqitja ime, me faktin se PS është forca qeverisëse dhe jemi kryelartë për të miratuar marrëveshjen e bërë më 5 qershor, dhe gjej fatin të falenderoj miqtë tanë, sidomos ambasadoren amerikane dhe ambasadorin e BE.”,-tha Rama. 

Kjo deklaratë u bë në konferencën për gazetarët nga kryeministri Edi Rama. Ai i shtriu sërish dorën e bashkëpunimit kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Rama tha se është gati të takohet me Bashën dhe të heqin dorë edhe nga marrëveshja e 5-qershorit, nëse nuk e do. Rama tha se koalicionet nuk do të hiqen, por do të ndryshohen. Përsa i përket integrimit dhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, Rama iu kujtoi të huajve sovranitetin e shtetit shqiptar.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ndalimi i koalicioneve edi rama ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll