Politike

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Rama: Jemi mes dy palëve me të cilat kemi koncensus, por s’e respektojnë Kuvendin e Shqipër

15 Korrik 2020, 11:13 Nga DOSJA
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Rama: Jemi mes dy palëve me të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Kuvendi i Shqipërisë për të është sovran. Në një konferencë me gazetarët, Rama shtoi se reagimet e Opozitës Presidenciale, siç ai e quan Ilir Metën dhe asaj Parlamentare, kanë qenë jo etike.

Sipas kryeministrit, maxhoranca ka koncensur me të dyja palët, dhe se i gjithë populli shqiptar e di që ata nuk e vlerësojnë Kuvendin e Shqipërisë, që sipas Ramës, është sovran. 

Kjo nismë kushtetuese ka pasur koncensur të plotë me Opozitën parlamentar dhe faktikisht jemi në mes si shumicë qeverisëse dhe si parti socialiste. Të dy palët me të cilët kemi koncensus të plotë, për atë që këto palë më vete duan dhe s’kemi koncensus për atë që këto dy palë më vete nuk duan. Ndërkohë reagimet e Opozitës Presidenciale dhe i asaj Parlamentare janë të papranueshme qoftë në aspektin politik dhe qoftë në aspektin kombëtar. I gjithë populli shqiptar e di që ata nuk e vlerësojnë dhe nuk e respektojnë Kuvendin e Shqipërisë. Por kjo nuk e ndryshon faktin që ai është sovran,”– tha Rama.

Kjo deklaratë u bë në konferencën për gazetarët nga kryeministri Edi Rama. Ai i shtriu sërish dorën e bashkëpunimit kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Rama tha se është gati të takohet me Bashën dhe të heqin dorë edhe nga marrëveshja e 5-qershorit, nëse nuk e do. Rama tha se koalicionet nuk do të hiqen, por do të ndryshohen. Përsa i përket integrimit dhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, Rama iu kujtoi të huajve sovranitetin e shtetit shqiptar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll