Sport

Largimi i Messit nga Barcelona nuk është më një çudi, kompanitë e basteve parashikojnë skuadrën e re

14 Korrik 2020, 19:11 Nga DOSJA
Largimi i Messit nga Barcelona nuk është më një çudi,

SPANJË-Presidenti i Barcelona-s, Bartomeu, ka thënë se Messi nuk do të lëvizë.Megjithatë, rinovimi i kontratës nuk ka ardhur akoma dhe klubi katalanas rrezikon ta humbë yllin argjentinas me kosto zero në qershorin e vitit 2021.

Kjo është arsyeja pse kompanitë e basteve nuk e konsiderojnë një marrëzi shitjen e “pleshtit” nga ana e Barçës në merkaton e ardhshme dhe kanë parashikuar skuadrat ku mund të përfundojë Leo.Destinacioni më i mundshëm, me koeficientin 7.50, është Manchester City i Pep Guardiola-s, njeriu që e shpiku Messi-n në rolin e nëntës false dhe ndërtoi rreth tij një ekip legjendar.

Pas Qytetarëve vjen Inter-i, që po kthehet në një zgjidhje gjithnjë dhe më e besueshme: mjafton të mendohet se në pak ditë koeficienti për transferimin e “pleshtit” te zikaltër brenda 5 tetorit të ardhshëm, siç ka bërë të ditur Agiproneës, ka rënë nga 12 në 9.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona inter manchester city messi barcelona inter manchester city messi

Sondazh

Poll

Sport 13 Korrik 2020, 21:47

MILANO-Inter mund Torinon 3-1 në “San Siro”, takim i vlefshëm për javën e 32-të të Serie A dhe aktualisht ngjitet në vendin e dytë në renditje me 68 pikë po kaq...