Sport

Fituan gjyqin ndaj UEFA-s, Manchester City përgatitet për një merkato të “nxehtë”

14 Korrik 2020, 09:56 Nga DOSJA
Fituan gjyqin ndaj UEFA-s, Manchester City përgatitet për një

ANGLI– Manchester City po përgatitet për një merkato të “nxehtë”. Pasi fituan gjyqin ndaj UEFA-s tani “qytetarët” do të investojnë fuqishëm në merkato. Fillimisht drejtuesit do e nisin me rinovimin e Guardiolës, cili jo vetëm nuk do të largohet por mund të marrë një rinovim të kontratës që i përfundon në verën e ardhshme, madje me shifra më të mira ekonomike.

Objektivat e drejtuesve janë dy mbrojtës të kampionatit italian, senegalezi i Napolit Kalidou Koulibaly dhe slloveni i Interit, Milan Skriniar, ndërsa është thuajse e sigurt që të paktën njëri prej tyre do të luajë në “Etihad Stadium” sezonin e ardhshëm.

Napoli kërkon të paktën 80 milionë euro për Koulibaly, ndërsa Skriniar mund të largohet nga Interi për një shifër të përafërt me 60-70 milionë euro, megjithatë drejtuesit e klubit anglez mund t’i tentojnë edhe të dy, nëse arrijnë të përfshijnë ndonjë futbollist në marrëveshje shkëmbimi.Një tjetër emër që mund të përfundojë në Manchester këtë verë është edhe ai i austriakut të Bayernit të Mynihut, David Alaba, i cili ka refuzuar të rinovojë me klubin bavarez dhe tashmë është në kërkim të sfidave të reja.

Duke qenë se është në vitin e fundit të kontratës me Bayernin, Alaba mund të largohet për një shifër jo më të lartë se 30-35 milionë euro, shifër kjo që nuk përbën aspak problem për klubin anglez, ashtu si edhe paga e pretenduar nga austriaku.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cas guardiola manchester city skriniar uefa cas guardiola manchester city skriniar uefa

Sondazh

Poll

Sport 13 Korrik 2020, 21:47

MILANO-Inter mund Torinon 3-1 në “San Siro”, takim i vlefshëm për javën e 32-të të Serie A dhe aktualisht ngjitet në vendin e dytë në renditje me 68 pikë po kaq...