Sport

Sormani-Partizani, “martesë” asnjëherë e lumtur, ja si trajneri u largua drejt Italisë pa takuar asnjë drejtues

14 Korrik 2020, 18:57 Nga DOSJA
Sormani-Partizani, “martesë” asnjëherë e lumtur, ja

TIRANË– Braktisja e stolit të trajnerit aq më tepër në nje ndeshje derbi si ajo me Tiranën nuk mund të linte rrugë tjetër për ekipin e Partizanit. Klubi zyrtarizoi ditën e sotme ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun Sormani, ndërsa në rolin e tij për këto 3 ndeshje të mbetura do e marrë Kalari. Tekniku italian kishte të gjithë respektin e presidentit Demi, apo edhe të vetë drejtorit sportiv, Olsi Rama, por që ky respekt nuk u kthye në reciprok.

Sipas “Top Channel, Sormani, nuk ka realizuar asnjë takim me drejtuesit e klubit, pas ndodhisë në derbi dhe ka qenë vetë avokati i tij, ai i cili në formë zyrtare ka punuar rreth ndërprerjes së kontratës me klubin. Në fakt një ditë më parë, për mediat italiane Sormani është shprehur se kontrata është ndërprerë me konsensus, por në të vërtetë ka qenë klubi pala që donte ndarjen, duke e konsideruar të papranueshëm vendimin e trajnerit për të lënë skuadrën vetëm ditën e derbit, ku në stol në vend të tij dhe stafit italian, ishin Kalari dhe drejtori i përgjithshëm Olsi Rama.

Trajneri së bashku me stafin e tij janë paguar nga dita e parë, e deri ditën e fundit që kanë punuar dhe gjithashtu klubi është kujdesur për biletat e kthimit të tre italianëve në shtëpi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport olsi rama partizani sormani tirana olsi rama partizani sormani tirana

Sondazh

Poll

Sport 13 Korrik 2020, 21:47

MILANO-Inter mund Torinon 3-1 në “San Siro”, takim i vlefshëm për javën e 32-të të Serie A dhe aktualisht ngjitet në vendin e dytë në renditje me 68 pikë po kaq...