Sport

“E di Zoti nëse jam i bardhë”! Refik Halili flet pas seancës në Komisionin e Etikës: Tirana nuk ka gisht në këtë pun

14 Korrik 2020, 15:52 Nga DOSJA
“E di Zoti nëse jam i bardhë”! Refik Halili flet pas

TIRANË– Refik Halili ishte sot para Komisionit të Etikës dhe foli në lidhje me takimin që Tirana humbi në Ballsh kundër Bylisit. Presidenti Halili, pasi doli nga ambientet e FSHF, tha me mjaft qetësi se: “U paraqita në komision dhe thashë çfarë kisha për të thënë. Do të sjell një deklaratë me shkrim, të të gjithë atyre që kam thënë”. Më pas ai tregoi bindjen e tij se nuk do të ketë dënim. “Absolutisht, nuk pres dënim për Tiranën”.

“Besoj se Komisioni ka njerëz aq të zotë që nëse shikon shkelje të veprojë. Unë kam thënë në daljet e mia që ‘mund’. Nuk jam njeri pa gjak. Nuk pranoj të më cenoje njeri, kur jam i bardhë. Nëse jam i bardhë, e di Allahu”, – u shpreh Halili për mediat.

Numri një i Tiranës e pranon bastin si fenomen, por që skuadra e Tiranës apo zyrtarë të klubit nuk kanë të bëjnë fare me këtë pjesë

80% e shqiptarëve i shikojnë ndeshjet që fiksohen nga bastet dhe e kuptojnë. Nëse ka ndonjë dyshim që është përfshirë klubi i Tiranës, në këtë gjë, nuk më krijon asnjë problem. Unë flas për veten time, për stafin, për klubin. Nëse ka ndonjë individ të përfshirë, nuk mund ta gjej dot”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport refik halili tirana refik halili tirana

Sondazh

Poll

Sport 13 Korrik 2020, 21:47

MILANO-Inter mund Torinon 3-1 në “San Siro”, takim i vlefshëm për javën e 32-të të Serie A dhe aktualisht ngjitet në vendin e dytë në renditje me 68 pikë po kaq...