Sport

VIDEO/Dikur një perandor, tani rrugëve të Brazilit në gjendje të dehur, ja si ka përfunduar ish-futbollisti i Interit

14 Korrik 2020, 18:26 Nga DOSJA
VIDEO/Dikur një perandor, tani rrugëve të Brazilit në

BRAZIL– Një video e ish sulmuesit të Interit dhe kombëtares së Brazilit, Adriano, po bën xhiron e botës në rrjetin sociale Tëitter, pasi futbollisti shfaqet i dehur dhe konfuz, teksa mbështetet te një mik për të qëndruar në këmbë.

Gjithçka ka ndodhur gjatë një feste në Rio De Janeiro, ku ish futbollisti e ka tepruar me pijen dhe nuk ia ka dalë të kthehet me këmbët e tij në shtëpi, por fama ka bërë që të pranishmit të mos e humbnin rastin për t’i bërë video live.

I cilësuar si “perandori”, Adriano ishte një nga sulmuesit më të talentuar brazilianë, por pritshmëritë maksimale ndaj tij filluan të veniten me kalimin e kohës, pasi futbollisti u dha pas pijes derisa klubi i Interit vendosi ta rikthejë në Brazil.

E,Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport adriano brazil adriano brazil

Sondazh

Poll

Sport 13 Korrik 2020, 21:47

MILANO-Inter mund Torinon 3-1 në “San Siro”, takim i vlefshëm për javën e 32-të të Serie A dhe aktualisht ngjitet në vendin e dytë në renditje me 68 pikë po kaq...