Sport

Tirana nuk gjen qetësi, do të duhet të “trokasë” sërish në dyert e Komisionit, ja data e seancës së rradhës

14 Korrik 2020, 16:11 Nga DOSJA
Tirana nuk gjen qetësi, do të duhet të “trokasë”

TIRANË– Kryetari i Komisionit të Etikës Fatmir Braka deklaroi se seanca e radhës në lidhje me hetimin për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë Bylis-Tirana 2-1 do të zhvillohet në datën 22 korrik, ora 14:00.

“Ishte një seancë më se normale. U pyetën përfaqësuesit e Tiranës, duke filluar nga presidenti deri te lojtarët. Mund ta quajmë frytdhënëse sepse u zhvillua normalisht.Premisat janë që hetimit të vazhdojë. Seanca tjetër do të jetë në datën 22, ora 14:00. U kërkua nga presidenti Halili të paraqesë të gjithë deklaratat e tij. Ne ia dhamë këtë mundësi. Mbas kësaj date merret vendimi.”

Fatmir Braka foli gjithashtu edhe në lidhje me informacionin që ka UEFA në lidhje me këtë ndeshje.

“UEFA nuk vendos çfarë masash duhet të merren. UEFA dërgon materiale udhëzuese për çdo ndeshje. Informacioni i UEFA-s do të shqyrtohet së bashku me hetimin tonë administrativ. Nuk është vetëm materiali i UEFA-s”– Përfundoi Kryetari i Komisionit Fatmir Braka

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport komsioni etikes tirana komsioni etikes tirana

Sondazh

Poll

Sport 13 Korrik 2020, 21:47

MILANO-Inter mund Torinon 3-1 në “San Siro”, takim i vlefshëm për javën e 32-të të Serie A dhe aktualisht ngjitet në vendin e dytë në renditje me 68 pikë po kaq...