Sport

13 Korrik 2020, 21:47 Nga DOSJA

MILANO-Inter mund Torinon 3-1 në “San Siro”, takim i vlefshëm për javën e 32-të të Serie A dhe aktualisht ngjitet në vendin e dytë në renditje me 68 pikë po kaq sa ka edhe Lazio. Për ekipin e Contes kjo ndeshje ishte me dy fytyra teksa në pjesën e parë e panë veten në disavantazh kur realizoi Belotti në minutën e 17.

Megjithatë në pjesën e dytë Inter përmbysi gjithçka duke shënuar 2 gola në 3 minuta me Young dhe Godin ndërsa në këtë takim realizoi dhe Martinez i cili nuk gjente rrugën e rrjetës prej 5 ndeshjes radhazi.

Për granatat zona e nxehtë mbetet pesë pikë larg, duke pritur përplasjen e drejtpërdrejtë me Genoa.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter serie a torino inter serie a torino

Sondazh

Poll