Sport

Tirana nis betejën në dyert e Komisionit, Refik Halilit nuk i durohet, Karabeci dhe Ilion Lika mbërrijnë të qetë

14 Korrik 2020, 12:21 Nga DOSJA
Tirana nis betejën në dyert e Komisionit, Refik Halilit nuk i durohet,

TIRANË– Pas dëshmive nga pala e Bylisit javën e kaluar, tashmë rradhën e ka Tirana që të përfaqësohet para Komisionit të Disiplinës.

E gjitha lidhet me ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë të luajtur në Ballsh.

Bardheblutë fituan në pjesën e parë, e në të dytën, në fushë u pa një skuadër e tjetërsuar që u përmbys me dy gola, duke lënë dyshime se takimi mund të jetë i trukuar. Kështu, është hapur një hetim për sfidën për të kuptuar të vërtetën.

Të parët që mbërritën në dyert e Komisionit ishin drejtori i klubit Arbi Laçi dhe trajneri Emmanuel Egbo. Dy lojtarët Karabeci dhe Ilion Lika ishin të qetë përpara kamerave,madje nuk munguan as batutat.

Ndërsa presidenti i klubit të Tiranës Refik Halili, nxitoi të shkonte në dyert e Federatës, madje edhe matja e temperaturës ishte shumë e shpejtë.

(E.Ç/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arbi laci bylisi-tirana emmanuel egbo ilion lika refik halili tirana ne komisionin e disiplines arbi laci bylisi-tirana emmanuel egbo ilion lika refik halili tirana ne komisionin e disiplines

Sondazh

Poll

Sport 13 Korrik 2020, 21:47

MILANO-Inter mund Torinon 3-1 në “San Siro”, takim i vlefshëm për javën e 32-të të Serie A dhe aktualisht ngjitet në vendin e dytë në renditje me 68 pikë po kaq...