Sport

Merr fund aventura e Shaqirit te Liverpool, zbulohet destinacioni i ardhshëm i futbollistit

13 Korrik 2020, 21:37 Nga DOSJA
Merr fund aventura e Shaqirit te Liverpool, zbulohet destinacioni i

ANGLI-Xherdan Shaqiri me shumë mundësi do të largohet nga Liverpool këtë verë dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Turqi.Sipas lajmeve të fundit nga “TivibuSpor”, në gjurmët e sulmuesit është vënë Fenerbahçe.Madje thuhet se këta të fundit kanë pasur edhe kontakte me vetë lojtarin.

Shaqiri mësohet se ka dhënë dritën jeshile për kalimin e tij te klubi turk, ku është rënë dakord për një kontratë 3 vjeçare me 3 milionë euro në sezon dhe tashmë duhet të bindet vetëm Liverpool për ta lënë të lirë sulmuesin.

Te Fenerbahçe Shaqiri do të gjente edhe një shqiptar tjetër, siç është Vedat Muriqi, i cili po shkëlqen këtë sezon në elitën e futbollit turk.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fenerbahce liverpool shaqiri fenerbahce liverpool shaqiri

Sondazh

Poll