Eurostat jep të dhënat krahasuese për rajonin: Shqiptarët jetojnë më gjatë, por janë më të varfër dhe po lindin më p
14 Korrik 2020, 08:01Nga DOSJA
TIRANË– Eurostat ka publikuar fakte dhe shifra për disa shtete të Ballkanit që janë në negociata për bisedime pranimi dhe anëtarësimi në Bashkimin Europian, (Shqipëria, Maqedonia, mali i Zi, Serbia, Bosnjë Hercegovina) si dhe për Kosovën.
Shqipëria dhe Kosova rezultojnë dy shtetet që kanë një jetëgjatësi më të lartë, si për burrat dhe për gratë dhe kanë ende një popullsi të re. Por të dy vendet janë më të varfrit e Europës. Shqipëria, në ndryshim nga Kosova po shkon drejt plakjes së shpejtë, pasi norma e fertilitetit është e dyta më e ulëta në Ballkan, pas Bosnjës, ndërsa Kosova e ka më të lartën. Të dy shtetet që flasin shqip kanë dhe dendësinë më të lartë të popullsisë në Ballkan.
Shqiptarët, si të Shqipërisë, ashtu dhe Kosovës, janë më jetëgjatët në rajon. Pritshmëria për të jetuar për gratë është 81.6 vjeç në Kosovë, më e larta nga të gjitha vendet e tjera dhe 80.5 vjeç në Shqipëri. Maqedonia e Veriut e ka 78.8 vjeç, Mali i Zi (79.3), Serbia (78.4), Bosnja (78.8).
Burrat në Shqipëri kanë një pritshmëri për të jetuar më gjatë nga gjithë Ballkani, prej 77.4 vjeç, kundrejt 75.9 vjeç në Kosovë, 74.6 vjeç të Maqedonisë, Mali i Zi (74.5), Serbia (73.5), Bosnja (73.7).
Teksa po jetojnë më gjatë, shqiptarët e Shqipërisë po lindin dhe më pak, një tendencë që mund ta çojë vendin drejt plakjes së shpejtë.
Norma e fertilitetit në Shqipëri është e dyta e u ulëta nga vendet e tjera në Ballkan, me 1.37 lindje për grua, në raport me 1.42 në Maqedoninë e Veriut, 1.76 në Mal të Zi, 1.49 në Mal të Zi. Më e ulëta, kjo normë është në Bosnjë Hercegovinë, me 1.3 lindje për një grua, ndërsa më e larta është në Kosovë, me 1.65.
Shqipëria ka ende një popullsi të re, me 17.2% të totalit që janë në moshën nën 15 vjeç, kundrejt 16.4% në Maqedoninë e Veriut, 18% në Mal të Zi, 14.3% në Serbi, dhe 16.4% në Bosnjë. Por, popullsia më e re është në Kosovë, me 24.4% të popullsisë totale.
Të ardhurat për frymë të Kosovës dhe Shqipërisë janë më të ulëtat, duke arritur në nivelin e përkatësisht 3,700 dhe 4,800 eurove për frymë. Më i pasuri është Mali i Zi (7,500 euro për frymë), , Serbia (6,600 euro), Maqedonia e Veriut (5,200), Bosnja (4,900 euro).
Dendësia e popullsisë është më e larta në Kosovë (165 banorë për km2), e ndjekur nga Shqipëria (100), Serbia (91), Maqedonia e Veriut (83), Bosnja (68), Mali i Zi (46).
TIRANË– Duke nisur nga muaji korrik, mijëra ushtarakë shqiptarë do të kenë çdo muaj në pagën e tyre, një shtesë prej 10 mijë lekësh, si kompesim për...
DURRËS– Pesë persona kanë rënë në pranga, ndërsa tetë të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se ndihmonin persona që u ndalohet të shkelin në vende...
TIRANË– Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Andi Koraqi ka deklaruar se vaksina për Covid-19, mund të dalë në fund të muajit dhjetor të këtij viti, ose ...
TIRANË– Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Andi Koraqi ka komnetuar faktin që në Shqipëri, rastet me Covid-29 po shtohen masivisht. Në një lidhje...
TIRANË– Tre persona të tjerë janë infektuar me Covid-19. Mësohet se personat në fjalë janë punonjës të Bibliotekës Kombëtare.Prej ditësh, tre persona...
TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar studimin përfundimta në lidhje me përhapjen e koronavirusit nga ajri.Përmes një statusi në rrjetet ...
TIRANË– Një qytetar i identifikuar si Nesim Maxhuni u ka bërë thirrje të gjithë të tjerëve që të respketojnë masat e marra për kohën gjatë pandemisë ...
FIER– Katër persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë kultivuar kanabis. Sipas njoftimit nga Policia e Fierit, mësohet se tre të rinj dhe një 60-v...
TIRANË– Studiuesi grek, Kosta Giakoumis, është trishtuar për shembjen e shkollës bujqësore në Kavajë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Giakoumi...