Bota

Sa mirë funksionojnë maskat për të ndaluar COVID-19? Kamera speciale që tregon gjithçka se si përhapet virusi

12 Korrik 2020, 14:25 Nga DOSJA
Sa mirë funksionojnë maskat për të ndaluar COVID-19? Kamera

SHBA– Në një kohë që situata me pandeminë është përkeqësuar në shumë vende të botës, ekspertët dhe liderët ndërkombëtarë bëjnë vazhdimisht thirrje për mbajtjen e maskave.

Por sa i përket kësaj  çështje shumë njerëz  nuk besojnë se  një maskë prej një cope të thjeshtë mund t’i mbrojë nga koronavirusi.  E në këtë mënyrë shumë njerëz e përdorin si justifikim për të   mos e mbajtur maskën.

Së fundmi media amerikane, PBS ka publikuar një video ku tregon pamjet e realizuara me një aparat fotografik special dhe që tregon se një maskë e thjeshtë, kur vendoset siç duhet, ndihmon shumë në mbrojtjen nga koronavirusi.

Një shkencëtar amerikan, ka instaluar një aparat fotografik që është në gjendje të regjistrojë ndryshime minimale në lëvizje dhe temperaturën e ajrit. Kështu ndryshimet regjistrohen para fytyrës së personit kur personi flet, kollitet ose thjesht merr frymë. Në secilin nga këto raste, mbajtja e maskës ngadalësoi dhe zvogëloi përhapjen e grimcave.

Gjithashtu në regjistrimin e  kameras tregohej edhe  mënyra e veshjes së maskës vetëm mbi gojë, pa mbuluar hundën, nuk ka pothuajse asnjë efekt, ndryshe nga vendosja e saktë e maskës mbi gojë dhe hundë.

Nëse ndjeni lagështi nën maskë, është shenjë se maska juaj është efektive, thuhet në video.

Në video tregohet edhe për një paragjykim tjetër të zakonshëm që “kundërshtarët” e maskës pretendojnë se maska duhet tëe mbahet vetëm nga të sëmurët.

Kur një e treta e rasteve të COVID janë asimptomatike, pra pacienti nuk ka simptoma, të vendosësh maskë është çështje paraprake mbrojtjeje ndaj vetvetes dhe të tjerëve.

Burimi:  PBS 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll