Bota

Shkak bëhet Covid-19/ Mbretëresha afrikane ndërron jetë në moshën 56 vjeçare

9 Korrik 2020, 19:59 Nga DOSJA
Shkak bëhet Covid-19/ Mbretëresha afrikane ndërron jetë

AFRIKË- Mbretëresha e Afrikës Noloyiso Sandile ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 56 vjeçare për shkak të koronavirusit. Lajmin për humbjen e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët e saj.

Noloyiso, njëra prej motrave të mbretit Zulu, Goodwill Zëelithini, shërbeu si regjente e familjes mbretërore amaRharhabe.

“Ruajtëse të vlerave tradicionale dhe një lidere inspiruese e popullit të saj”, tha presidenti Cyril Ramaphosa, duke shtuar se ajo luajti një rol mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e mbretërisë së saj në kepin lindor.

Deri më sot, Afrika e Jugut numëron 7 monarkë të njohur zyrtarisht që përfaqësojnë grupe etnike dhe klane të ndryshme. Ndërkohë deri më tani në Afrikën e Jugut kanë humbur jetën persona dhe janë regjistruar qytetar të infektuar me koronavirus.

Burimi:.aa.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota noloyiso sandile noloyiso sandile

Sondazh

Poll

Bota 9 Korrik 2020, 19:09

Hija e gjatë e komunizmit

TIRANË– Agjentë të huaj – ata ishin! Forca të errëta përtej kufijve lëvizin fijet në demonstratat në Serbi. Presidenti Aleksandar Vuçi&c...