Politike

PD e akuzoi si ish-sigurims, prokurori Bujar Sheshi në KLP: Shpifje e ulët, duan të godasin Vetting-un

28 Janar 2019, 12:06 Nga DOSJA
PD e akuzoi si ish-sigurims, prokurori Bujar Sheshi në KLP: Shpifje e

TIRANË- Pak ditë pas akuzave publike të ngritura nga Partia Demokratike se prokurori Bujar Sheshi ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit gjatë regjimit komunist, ka ardhur reagimi zyrtar nga Sheshi. Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku Sheshi është anëtar, prokurori tha se kjo është një sajesë që synon goditjen e Reformës në Drejtësië. Sheshi tha se pas këtij sulmi fshihen persona me pushtet. Ai kërkoi reagimin e KLP për të mbrojtur këtë organ.

Pjesë nga deklarata e Bujar Sheshit:

Kjo është sajesë e ulët. Synimi i sulmit është bllokimi i reformës në drejtësi dhe vettingut. Unë arrij në përfundimin se synohet që të pengohet reforma në drejtësi, të shfrytëzohet për të goditur vettingun, për ta paraqitur si të motivuar politikisht, por edhe rolin e ndërkombëtareve, që ka mbështetur procesin. Në rastin konkret, nuk synohet vetëm goditja ime si hakmarrje për çështjet që kam gjykuar, por mendoj se synohet goditja e të gjithë institucionit të KLP-së, pasi kemi ardhur në momentin e krijimit të SPAK-ut dhe prokurorit të Përgjithshëm.

Pas këtij veprimi fshihen segmente të caktuara, jo vetëm në njërin krah, por persona me pushtet. Përballë kësaj situate do të kërkoja të gjithë përkrahjen tuaj për të zbardhur të vërtetën dhe zbardhur këtë skenar mafioz. Kërkoj reagimin tuaj për të mbrojtur KLP-në. E ndiej për detyrim që të shpreh qëndrimin tim se refuzoj kategorikisht cdo insinuatë dhe cdo vendimmarrje të institucioneve të shtetit, që unë kam qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Ju faleninderit dhe iu kërkoj falje për shqetësimin, por nuk mendoja se do të arrinin deri këtu.

Ndërkohë që kryetari i KLP, Gent Ibrahimi tha se në ditët në vijim do të vendoset nga ky organ për fatin e Bujar Sheshit, pasi të administrohet shkresa nga Autoriteti i Dosjeve.

”Ende nuk e kemi administruar zyrtarisht shkresën nga Autoriteti i Dosjeve. Në vijim do të vendosim” tha Ibrahimi.

PD akuzoi disa ditë më parë, prokurorin Sheshi se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, gjatë regjimit komunist. Deputeti demokrat, Gent Strazimiri me një shkresë të Autoritetit të Dosjeve, tha se organet e reja të Vetting-ut e kanë anashkaluar këtë fakt për të kaluar Sheshin në organet e reja të Vetting-ut, që siç tha Strazimiri do të jenë në dorën e kryeministrit Edi Rama.

Për prokurorin Bujar Sheshi i cili akuzohet si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit ka reaguar edhe Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Ky institucion në deklaratën e tij thotë se nga administrimi i dokumentacionit që disponojnë dhe nga verifikimet e kryera në fondet arkivore të cilat përmbajnë dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, janë ndeshur me ekzistencën e dokumenteve kontradiktore për sa i takon të dhënave për shtetasin Bujar Sheshi. (Lexoje te plote)

Përveç debatit për Sheshin, në mbledhjen  e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë u morën disa vendime, përfshirë shtimin e 9 kuotave për shkollën e Magjistraturës duke arritur në 25 numrin për vitin akademik 2019-2020, dhe shkarkimin e prokurorit Tom Dedaj. (Lexo ketu)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike akuzat e pd bujar sheshi gent ibrahimi ish-sigurimsat mbledhja e klp akuzat e pd bujar sheshi gent ibrahimi ish-sigurimsat mbledhja e klp

Sondazh

Poll