Politike

Valë shkarkimesh tek Energjia, ikën Agron Hetoja, drejtimin e KESH e merr Benet Beci

28 Janar 2019, 09:59 Nga DOSJA
Valë shkarkimesh tek Energjia, ikën Agron Hetoja, drejtimin e KESH e

Të tjera ndryshime në radhët e Ministrisë së Insfrastrukturës dhe Energjisë që pas marrjes së detyrës nga Belinda Balluku. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se është shkarkuar nga detyra, drejtori aktual i KESH, (Korporata Elektroenergjike Shqiptare), Agron Hetoja dhe në vend të tij është emëruar Benet Beci.

Beci ka mbajtur postin e drejtorit Ekzekutiv në FSHZH, Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Beci ka qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, po ashtu edhe anëtar i Komitetit të Kontrollit të Bankës së Kreditit.

Kjo është lëvizja e disatë në institucionet që janë në varësi të ministrisë së Energjisë. Javën e shkuar u largua me urdhër të kryeministrit Edi Rama, zv.ministri Enis Aliko, ndërkohë që vendin ia ka zënë ish-deputeti Ilir Bejtja.

Një tjetër lëvizje e spikatur ishte edhe dorëheqja e drejtorit të OST, pas publikimit të skandalit me tenderat e “DH Albania2, ndërkohë që edhe kreu i ARRSH, Afrim Qendro është larguar nga detyra.

Po ashtu, i shkarkuar është edhe kreu i Autoritetit Portual të Durrësit, Afrim Bakaj.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike agron hetoja belinda balluku benet bici drejtori i kesh agron hetoja belinda balluku benet bici drejtori i kesh

Sondazh

Poll