Politike

Mbledhja e grupit të PS, vendoset rrëzimi i dekretit të Metës për Noterinë: Do rishikohet Kadastra

28 Janar 2019, 12:34 Nga DOSJA
Mbledhja e grupit të PS, vendoset rrëzimi i dekretit të

TIRANË- Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar, ku është vendosur që në seancën e radhës në Kuvend të rrëzohet dekreti i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për Noterinë që u kthye disa javë më parë në Kuvend.

Deputetët socialistë kanë vendosur gjithashtu të rrëzojnë edhe amendamentet te LSI-së për buxhetin, ku në muajin dhjetor të 2018-ës, u kërkua që buxheti për arsimin të rritet në 5% të GDP.

Ndërkohë që grupi vendosi që të rishikojë ligjin për Kadastrën, pas dekretit te Presidentit të Republikës, që gjithashtu u kthye për shqyrtim.

Në mbledhjen e grupit të PS mungonte kryeministri Edi Rama dhe mbledhja u drejtua nga kryetari i grupit, Taulant Balla.

Më 14 janar, Presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjin për Noterinë, pasi sipas kreut të Shtetit, përmbajtja e nenit 61 nuk është e qartë dhe në harmoni me disa nene të tjera. Meta vëren se në këtë ligj nuk garantohet trajtimi i barabartë i noterëve përballë kostos që ata përballojnë.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike amendamentet e lsi buxheti per arsimin dekreti i metes ligji per kadastren ligji per noterine partia socialiste amendamentet e lsi buxheti per arsimin dekreti i metes ligji per kadastren ligji per noterine partia socialiste

Sondazh

Poll