Aktualitet

Pastori Fitor Muça zbulon detaje tronditëse: Blerta e pa të atin të hidhej nga ballkoni, ishte dëshmitare

9 Korrik 2020, 19:38 Nga DOSJA
Pastori Fitor Muça zbulon detaje tronditëse: Blerta e pa të

TIRANË– Pastori Fitor Muça është shprehur se Blerta, e mbijetuara e familjes Josifi që u përfshi në horrorin e Kombinatit, ka qenë dëshmitare e vetëvrasjes së të atit.

I ftuar në studion e “Opinion”, Muça tha se shkak për këtë horror janë bërë edhe pasojat e dramave që kanë kaluar në jetë.

Unë s’e dija, por ato kanë kaluar detaje tronditëse. Tani vonë e km marrë vesh. Madje ka qenë vetë Blerta, vajza që ka parë të atin të vetë hidhej nga ballkoni i apartamentit,”- tha Muça.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për muaj me me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe.

Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blerta josifi fitor muca horrori ne kombinat blerta josifi fitor muca horrori ne kombinat

Sondazh

Poll