Aktualitet

Zjarr në dy fshtrat e Lezhës, zonat e thepisura përfshihen nga flakë, zjarrfikësja nuk ndërhyn dot

9 Korrik 2020, 17:21 Nga DOSJA
Zjarr në dy fshtrat e Lezhës, zonat e thepisura përfshihen nga

LEZHË– Fshatrat Zimaj dhe Kashnjet janë përfshirë nga zjarri pasditen e sotme. Zjarri në dy fshtrat e Lezhës është i përmasave të mëdha, ndërkohë që mësohet se zona është në një terren të thyer malor.

Për këtë arsye, zjarrfikësja nuk mund të ndërhyjë dhe shuarja e flakëve po bëhet me mjete rrethanore.

Punonjësit e agjencisë së shërbimit pyjor po mundohen ta shuajnë zjarrin me ç’të munden.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me dëmet e shkaktuara nga flakët, por fatmirësisht mësohet se pranë këtyre zonave që kanë rënë në zjarr nuk ka banesa.

(f.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kashnjet lezhe zimaj zjarr ne lezhe kashnjet lezhe zimaj zjarr ne lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2020, 15:35

TIRANË– Rreth 50 metra larg banesës së familjes Josifi në Kombinat, po në këtë zonë, një ambient familjar ishte lëshuar me qira, ku sipas banorëve jetonin ...