Aktualitet

Manastirliu publikon FOTO nga brenda Infektivit: Të intubuar dhe pacientë në moshë të re, mos lejoni që i afërmi juaj të

9 Korrik 2020, 18:44 Nga DOSJA
Manastirliu publikon FOTO nga brenda Infektivit: Të intubuar dhe

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot një foto nga brenda Spitalit Infektiv. Në një postim në Facebook, ministrja shkruan se në këtë spital janë 6 pacientë të intubuar, mes tyre dhe mosha të reja.

Më tej ajo u bën thirrje qytetarëve që të ruajnë rregullat dhe të mos lejojnë që të afërmit e tyre të përfundojnë në spital dhe të rrezikojnë jetën nga COVID-19.

“? SPITALI INFEKTIV Gjashtë pacientë, mes tyre edhe mosha të reja janë të intubuar dhe po luftojnë për jetën në spitalin infektiv, me përpjekjen e madhe të stafit mjekësor, në një betejë shumë të vështirë me virusin e rrezikshëm.

Mos e lejoni që ju apo një i afërmi juaj të përfundojë në spital dhe të rrezikojë jetën nga #COVID19 ?? #RespektoniRregullat ↔️Mbaj distancën ?Vendos maskën ?Ruaj higjienën #RuaniShëndetin??”, shkruan Manastirliu.

Ky reagim i ministres bëhet në një kohë kur gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 82 raste të reja me koronavirus. lajmi i mirë është se gjatë kësaj dite nuk ka pasur asnjë viktmë të shënuar, numri i të cilëve ka shkuar në 83 në total, që nga nisja e pandemisë.

Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze, ndërsa 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 3188 të infektuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2020, 15:35

TIRANË– Rreth 50 metra larg banesës së familjes Josifi në Kombinat, po në këtë zonë, një ambient familjar ishte lëshuar me qira, ku sipas banorëve jetonin ...