Aktualitet

Punonjësja e kopshtit e infektuar me Covid-19, çdo gjë mbahet sekret, prindërit nuk njoftohen

9 Korrik 2020, 18:54 Nga DOSJA
Punonjësja e kopshtit e infektuar me Covid-19, çdo gjë mbahet

TIRANË- Emisioni  investigativ “BOOM” në Rtv Ora solli me zë dhe figurë skandalin e ndodhur te kopshti publik  ‘Katër Stinët’  ku një punonjëse  ka rezultuar me Covid-19 dhe pavarësisht këtij fakti çdo gjë mbahet sekret. Fëmijët vijojnë të frekuentojnë kopshtin, por prinderit nuk janë në dijeni të situatës.

Punonjësja: Njëra nga ato ka qenë pozitive, të tjerat jo.

Prindi: Unë nga ju po e dëgjoj, nuk e di çfarë ëhstë kjo që po thuhet (i thotë gazetares).

Ky lajm konfirmohet zyrtarisht edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve.

Enkelejda Isaku: Po ka dalë. Ka njoftuar. Nuk kemi detyrim ligjor për të njoftuar prindërit.

Ndërkohë që ky institucion pret që të mbarojë hetimi, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Tiranë as nuk është në dijeni të rastit, madje i kërkojnë gazetares që t’i tregojë sesi quhet punonjësja e infektuar me Covid-19/

Sekretarja:Nëse keni një emër se kush është, se ne nuk e dimë.

Asnjë masë e  marrë nga institucionet shëndetësore për këte rast kaq delikat.

Sipas burimeve për emisionin “BOOM”, punonjësja e prekur nga Covid-19 i ka shërbyer  dhjetra fëmijëve dhe ka pasur kontakte të afërta me to.

Aktualisht edhe Drejtoresha e këtij kopshti publik është me raport pasi rezulton të jetë e sëmurë.

(Marrë nga Ora News)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kopshti 'kater stinet' koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid kopshti 'kater stinet' koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2020, 15:35

TIRANË– Rreth 50 metra larg banesës së familjes Josifi në Kombinat, po në këtë zonë, një ambient familjar ishte lëshuar me qira, ku sipas banorëve jetonin ...