Aktualitet

Gjendet një endacak i vdekur në Elbasan, 68-vjeçari u pikas në një garazh

9 Korrik 2020, 19:30 Nga DOSJA
Gjendet një endacak i vdekur në Elbasan, 68-vjeçari u pikas

ELBASAN– Një 68-vjeçar i pastrehë është gjetur i pajetë në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” të këtij qyteti.

68-vjeçari me inicalet P.B., u gjet pa shenja jete në një garazh të kësaj lagjeje, vend ku mednohet se ka kishte krijuar strehën e tij prej disa kohësh.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që paraprakisht mësohet se në trupit e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet raporti mjeko-ligjor për të zbuluar shkaqet e vdekjes së endacakut.

Njoftimi i policisë

Në lagjen Partizani, Elbasan, në një garazhd është gjetur pa shenja jete shtetasi P.B., rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak. U ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje dhe nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan vdes endacaku ne elbasan elbasan vdes endacaku ne elbasan

Sondazh

Poll