Aktualitet

“Qeveritë amnistuan njëra-tjetrën”, diplomati Murati: Kush do mbajë përgjegjësi për 6 mijë viktimat e vitit 1997

9 Korrik 2020, 18:07 Nga DOSJA
“Qeveritë amnistuan njëra-tjetrën”, diplomati Murati:

TIRANË- Diplomati Shaban Murati sot është rikthyer pas në kohë në vitin 1997. Në një postim në Facebook, Murati pyet se kush janë Haxhi Qamilët e vitit 1997. Diplomati shprehet se sipas të dhënave të vetë zyrtarëve të atij viti kulmor të mbrapshtë në Shqipëri në vitin 1997 janë vrarë nga 3 mijë deri në 6 mijë vetë.

Më tej ai shkruan se me një marrëveshje të fshehtë të dy qeveritë amnistuan njera-tjetrën, i vunë rrasën e varrit të vërtetës tragjike kombëtare dhe askush nuk dha llogari për mijëra viktimat.

Kush janë Haxhi Qamilët e vitit 1997? Ata zyrtarë të lartë, politikanë dhe ekranistë, që merren sot kaq shumë me Haxhi Qamilin dhe vitin 1914, kur Shqipëria ishte pushtuar nga trupat serbe e greke, pse nuk e përmendin asnjëherë që në vitin 1997, kur nuk kishte trupa pushtuese serbe e greke, në Shqipëri u krijuan kundër njera-tjetrës “Aleanca e mbrojtjes së Jugut” dhe “Aleanca e mbrojtjes së Veriut”?

Sipas të dhënave të vetë zyrtarëve të atij viti kulmor të mbrapshtë në Shqipëri në vitin 1997 janë vrarë nga 3 mijë deri në 6 mijë vetë. Me një marrëveshje të fshehtë të dy qeveritë amnistuan njera-tjetrën, i vunë rrasën e varrit të vërtetës tragjike kombëtare dhe askush nuk dha llogari për mijra viktimat. Historia dhe populli kërkon të dijë: Kush janë Haxhi Qamilët e vitit 1997?”, shkruan Murati.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shaban murati trazirat e 1997 shaban murati trazirat e 1997

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2020, 15:35

TIRANË– Rreth 50 metra larg banesës së familjes Josifi në Kombinat, po në këtë zonë, një ambient familjar ishte lëshuar me qira, ku sipas banorëve jetonin ...