Aktualitet

‘Zbrazet’ kunati i Zhaneta Josifit: Mafia e sekteve fetare është tek Selvia dhe Pazari i Ri, shkoni dhe gjejini, janë më

9 Korrik 2020, 18:37 Nga DOSJA
‘Zbrazet’ kunati i Zhaneta Josifit: Mafia e sekteve fetare

TIRANË– Kunati i Zhaneta Josifit, Sotir Kristollari ka dhënë detaje në lidhje me sektet fetare ku dyshohet se i përkisnin anëtaret e familjes që sollën horrorin në Kombinat.

Në një prononcim për emisionin “Shqipëria Live”, kunati i Zhanetës rrëfeu detaje të reja nga ngjarja. Ai thotë se sektet fetare janë llumi i kësaj shoqërie dhe mund të jenë më të rrezikshme se drogërat.

Sipas Sotirllarit, sekte të tilla që i quan “mafia e sekteve fetare” ndodhen në dy destinacione “Selvia” dhe Pazari i Ri”. Ai shtoi më tej se gjendja e Blertës ëhstë duke u përmisërësuar, ndërkohë që vuri në dukje se vajzës i dukeshin brinjët kur u gjet.

Kam mësuar që media është hedhur në sulm, disa janë të vërteta e disa jo. Mesa kuptoj kur bashkëpunojnë të gjitha organet e shtetit Shqiptar problemi duhet të zgjidhet deri në fund. Këtu duhet të ngrihet në këmbë e gjithë shoqëria Shqiptare. Kjo është më keq se koronavirusi që po bie tani dhe po vdesin njerëzit, sepse është ideologji e dëmshme për rininë. Drogat dhe sektet fetare janë shumë të rrezikshme për rininë tonë, për të ardhmen e vendit. Sekti i tyre është i përzier fillon me Protestantët dhe përfundon tek Selvia. Ato që keni parë në shtyp unë s’kam shkuar në spital. Gjendja e saj këto ditë po stabilizohet, të rrish 40 ditë pa ngrënë të bie rezistenca. Janë aty i ka policia ato librat që gjenden tek Selvia, por edhe tek Pazari i Ri shikoni se keni mafien e sekteve fetare,”– u shpreh Kristollari.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për muaj me me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe.

Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anisa josifi blerta josifi horrori ne kombinat zhaneta josifi anisa josifi blerta josifi horrori ne kombinat zhaneta josifi

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2020, 15:35

TIRANË– Rreth 50 metra larg banesës së familjes Josifi në Kombinat, po në këtë zonë, një ambient familjar ishte lëshuar me qira, ku sipas banorëve jetonin ...