Aktualitet

Ogerta Manastirliu: Testimi masiv do të ulte vigjilencën e stafit mjekësor

9 Korrik 2020, 19:03 Nga DOSJA
Ogerta Manastirliu: Testimi masiv do të ulte vigjilencën e stafit

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shprehur se nuk ka sens t’u bëhet të gjithëve tampon.

E ftuar në studion e AbcNews, teksa u pyet për testimin masiv, Manastirliu tha se kjo do të ulte vigjilencën e mjekëve.

“Ka disa teori, po i shqyrtojmë të gjitha mundësitë, kur bëjnë sens dhe kur nuk riskojnë pjesën tjetër të shërbimit. Sepse mund të jetë lehtësuese bërja e tamponit, për të gjithëve që vijnë në spital, por kjo mund të ulte vigjilencën e stafeve mjekësore. Po çfarë bëjmë ne? Në rastet kur ka një pacient të caktuar të rastit të dyshuar, vendoset direkt për tampon dhe izolim,”– u shpreh Manastirliu.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 82 raste të reja me koronavirus. lajmi i mirë është se gjatë kësaj dite nuk ka pasur asnjë viktmë të shënuar, numri i të cilëve ka shkuar në 83 në total, që nga nisja e pandemisë.

Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze, ndërsa 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 3188 të infektuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll