Aktualitet

I riu shqiptar alarmon policinë në Skoci, rreshteri bën apel: Na ndihmoni ta gjejmë sepse nuk e njeh mirë zonën

9 Korrik 2020, 17:26 Nga DOSJA
I riu shqiptar alarmon policinë në Skoci, rreshteri bën apel: Na

SKOCI– Iren Muça është shqiptari që ka vendosur në alarm gjithë policinë e Paisley të Skocisë, sepse ai ka rezultuar i humbur. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Muça është zhdukur pa lënë gjurmë që prej ditës së shtunë që lamë pas.

31-vjeçari Muça për herë të fundit është parë në rrugën “Christie” të qytetit të Paisley. Ajo që e bën shqetësuese këtë fakt është se Ireni flet shumë pak anglisht dhe ai ishte i ri në qytet. Për pasojë, shqiptari nuk i di të gjitha vendet dhe nuk e njeh mirë zonën.

“Ireni është i ri në Paisley dhe nuk e njeh aspak zonën. Me sa jemi në dijeni, ai nuk ka pasur kontakte me askënd në zonë që kur është parë për herë të fundit. Ne besojmë se ai ka një sasi të vogël parash me vete dhe një telefon celular. Kushdo që e di se ku është Ireni ose që ka ndonjë informacion që do t’i ndihmojë oficerët në gjetjen e tij, mund të telefonojnë Zyrën e Policisë Paisley,”– tha në një deklarat për mediat rreshteri Megan Bryson.

(i.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet iren muca skoci zhduket shqiptari ne skoci iren muca skoci zhduket shqiptari ne skoci

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2020, 15:35

TIRANË– Rreth 50 metra larg banesës së familjes Josifi në Kombinat, po në këtë zonë, një ambient familjar ishte lëshuar me qira, ku sipas banorëve jetonin ...