Aktualitet

‘Santa Quaranta’, troje dhe 23 apartamente/ Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon konfiskimin e pasurive të Balilit

5 Prill 2019, 08:30 Nga DOSJA
‘Santa Quaranta’, troje dhe 23 apartamente/ Prokuroria e Krimeve

TIRANË– Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Klement Balilit dhe kalimin e tyre në pronësi të shtetit shqiptar. Kërkesa nga organi i akuzës i është dërguar Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Krimet e Rënda kërkojnë konfiskimin e truallit me sipërfaqe 11.994 m2 në qytetin e Sarandës; ish-Kampin e Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës. Gjithashtu Balilit kërkohet t’i konfiskohet edhe trualli me sipërfaqe 1716.91 m2  në qytetin e Sarandës; një njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe plot 23 apartamente.

Fillimisht Balilit pronat iu sekuestruan më 23 nëntor të vitit 2017 dhe i kaluan në administrim Ministrisë së Financave. Tani nga “sekuestro-preventive”, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon jo vetëm administrimin e pronave por edhe pronësinë e tyre. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria per Krime te Renda ne perfundim te hetimit te procedimi pasuror nr.5 datë 16.11.2017, i cili ka filluar mbi bazën e verifikimeve të kryera e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ne kuadër të procedimit penal në ngarkim te shtetasit Kelmend Balili, i cili është akuzuar për kryerjen veprave penale Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1, 257/a/2, 287/1 të Kodit Penal, bazuar në nenet 3, 5, 7, 15 deri në 21, 22, 23, 24, 28, vijues të ligjit Nr. 10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”; ka paraqitur kerkesen per konfiskimin e pasurive te meposhtme:

Truall me sipërfaqe 11.994 m2 me në qytetin e Sarandës.

Objekti Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës.

Truall me sipërfaqe 1716.91 m2 me ndodhur në qytetin e Sarandës.

Njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23(njeze tre) apartamente.

Balili u vetëdorëzua mëngjesin e 15 janarit në policinë e Tiranës, pas 2 vitesh arrati. Sipas prokurorisë, Balili dyshohet se ka qenë një nga financuesit, ndërsa autoritetet greke nxorrën përfshirjen e tij në trafikimin e një sasie prej 700 kilogramësh kanabis sativa nga Saranda drejt ishullit Zakinthos në Greqi.

Po kush është Klement Balili?

Klement Balili ka qenë për 2 vite Drejtor i Drejtorisë së Transporteve në qytetin e Sarandës në 2016, emëruar nga LSI-ja. Pikërisht në këtë vit nisi edhe historia. Mediat greke në 2016 pohuan se një sasi prej 700 kilogramë Cannabis Sativa që u sekuestrua asokohe në vendin helen i përkiste Kelment Balilit, të cilin e quajtën edhe “Escobari i Ballkanit”. Hetimi ndaj Balilit në Greqi, është bërë nga “DEA” amerikane dhe policia greke. Në këtë hetim, DEA amerikane e policia greke, janë asistuar edhe nga policia shqiptare. Balili të vetmen dalje publike e ka në 2016 duke mohuar akuzat e drejtësisë greke më pas u arratis, pasi u shpall në kërkim. Ai është pronar i disa bizneseve duke filluar nga “Santa Quaranta” në Sarandë, hotel Olivia në bregdetin e Butrintit, ndërkohë që së bashku me vëllezërit e tij ka qenë pronar i shoqërisë së sigurisë private “Balili shpk” në qarkun e Vlorës dhe disa bizneseve të tjera. Për arrestimin e Balilit nuk kanë munguar dhe qëndrimet e selive diplomatike. Ish-ambasadori amerikan Donald Lu gjatë mandatit që shërbeu në Shqipëri e cilësoi “peshk i madh”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klement balili prokuroria e krimeve te renda sekuestrohen pronat e balilit klement balili prokuroria e krimeve te renda sekuestrohen pronat e balilit

Sondazh

Poll