Aktualitet

13 vite tek Apeli i Krimeve të Rënda, gjyqtarja Boksi kalon Vettingun

5 Prill 2019, 07:07 Nga DOSJA
13 vite tek Apeli i Krimeve të Rënda, gjyqtarja Boksi kalon Vettingun

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Apelit të Krimeve të Rënda, Albana Boksin.

Trupa gjykuese e përbërë nga:  Pamela Qirko, Etleda Çiftja, Firdes Shuli, e kanë hetuar Boksin në tre shtyllat e Vettingut.

Albana Boksi e ka filluar karrierën në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit. Ndërsa më datë 1 mars 2006, ajo është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda në Tiranë, post të cilin e mban edhe sot.

Kjo është gjyqtarja e dytë që del para Vettingut këtë javë, pas kryegjyqtarit të Krimeve të Rënda, Fehmi Petku i cili rezultoi me probleme në pasuritë e tij.

Sipas Reformës në Drejtësi, Gjykata e Krimeve të Rënda është në javët e fundit të funksionimit sepse ajo do të zëvendësohet nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albana boksi apeli i krimeve te renda kpk vetting albana boksi apeli i krimeve te renda kpk vetting

Sondazh

Poll