Aktualitet

Moti me shi dhe rënie e temperaturave, vonesa në lundrimin e trageteve

5 Prill 2019, 06:58 Nga DOSJA
Moti me shi dhe rënie e temperaturave, vonesa në lundrimin e trageteve

Sot  moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga rreshje shiu në zonat perëndimore. Më të dukshme mbeten në zonat veriperëndimore duke gjeneruar reshje shiu, të cilat do të vijojnë deri në mesditë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, ndërsa mesdita do të sjellë rritje, duke bërë që vlerat minimale dhe maksimale të luhaten nga 3°C deri në 24°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë në brigjet detare, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Moti i përkeqësuar në det ka shkaktuar këtë të premte edhe vonesa në lundrimin e linjës së tragetit Brindisi-Vlorë që pritet të jetë në portin shqiptar me 5 orë vonesë, për shkak të detit me dallgë dhe erës së fortë.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit reshje shiu vonesa e tragetit ne vlore parashikimi i motit reshje shiu vonesa e tragetit ne vlore

Sondazh

Poll