Aktualitet

Po udhëtonte me gruan dhe vajzën, shqiptari kapet në Itali me 6 kg kokainë në makinë

5 Prill 2019, 06:48 Nga DOSJA
Po udhëtonte me gruan dhe vajzën, shqiptari kapet në Itali me 6

ITALI– Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në portin e Golfo Aranci nga policia italiane pasi në makinën e tij u gjetën gjashtë kg kokainë e fshehur në dritaren e makinës.

Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur nga mediat italiane, po udhëtonte me gruan dhe vajzën 5-vjeçare.

43-vjeçari u pikas nga policia sepse teksa po ushtroheshin kontrollet e zakonshme në port ai po tregonte shenja nervozizmi. Kështu që karabinierërt vendosën që ta kontrollonin duke gjetur kështu dhe drogën.

Sipas përllogaritjeve nëse sasia e gjetur e kokainës do të mbërrinte në treg do të kapte vlerën e 1 milion e gjysmë eurosh.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll