Aktualitet

Punonte si murator, kapet me drogë shqiptari në Itali

5 Prill 2019, 08:20 Nga DOSJA
Punonte si murator, kapet me drogë shqiptari në Itali

ITALI- Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për trafik droge. Arrestimi i shqiptarit u bë pas disa javësh hetimi dhe vëzhgimi nga policia në Rocca di Papa.

50-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, shiste kokainë të cilësisë së lartë. Lënda narkotike shitej në qendrën historike dhe në zonën periferike të fshatit bregdetar Castelli Romani.

Siç raportojnë mediat italiane, shqiptari punonte me një fugon, që në të vërtete e përdorte për aktivitetin fitimprurës të trafikut të drogës.

Shqiptari kishte edhe një garazh në zonën Ariccia, ku në vendin e punës iu gjet e fshehur lënda narkotike dhe materialet për paketimin e drogës.

Shqiptarit iu sekuestruan 60 doza kokaine.

50-vjeçari i cili prej shumë vitesh jetonte dhe punonte me familjen në Castelli Romani ishte punëtor ndërtimi, por prej disa muajsh kishte filluar aktivitetin e shitjes së drogës.

Droga shitej tek të rinjtë e moshës 18-30 vjeç, por edhe tek personat më të rritur, burra dhe gra. Po ashtu atij iu sekuestruan edhe 5 mijë euro.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari droge itali arrestohet shqiptari droge itali

Sondazh

Poll