Aktualitet

84 mln fond për fermerët/ Vojo Bregu: Tallje, subvencionohet më pak se 1/10 produktit qumësht

5 Prill 2019, 07:48 Nga DOSJA

Tiranë- Ish-sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për fondin  e akorduar prej 84 milionë lekësh për Ministrinë e Bujqësisë për të subvencionuar fermerët.

Bregu sqaron se sipas llogaritjeve duke iu referuar fondit, do të subvencionohen vetëm 84 mijë ton qumësht të fermerëve. Por ai sqaron më tej duke iu referuar INSTAT-it se prodhimi vjetor i qumështit është rreth 130 mijë ton, pra sipas tij subvencionohet për pak se 1/10 e prodhimit.

“TALLJA E RRADHËS…. KM i akordoi një shumë prej 84 milion lekësh Ministrisë së Bujqësisë, për pagesat për dorëzimin e qumështit lëndë e parë. Subvencionimi do të jetë 10 lek për litër qumështi të dorëzuar në pikat e përpunimit. Pra i bie të subvencionohen 8.4 MIJË TON qumësht në total. Sipas INSTAT prodhimi vjetor i qumështit është rreth 130 MIJË TON. Pra subvencionohet më pak se 1/10. Diferencën kush do ta subvencionojë????”, sqaron Vojo Bregu. 

Vendimi i fundit i qeverisë është që të rimbursohen fermerët me 10 lekë të reja për litër, për çdo fermer që dorëzon qumështin në baxho. Qeveria akorodoi fondin prej 84 milionë lekësh. (lexo këtu)

Të dhënat e INSTAT:

 J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll