Aktualitet

Protesta tek UBT/ Malltezi i mbështet, Veliaj: Të dhëntë Zoti jetë ta shkatërrosh partinë e vjehrrit

5 Prill 2019, 06:55 Nga DOSJA
Protesta tek UBT/ Malltezi i mbështet, Veliaj: Të dhëntë

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar ndaj protestës që po zhvillohet tek Universiteti Bujqësor i Kamzës kundër një ndërtimi që po kryhet tek pjesa e fidanishtes.

Në postimin e tij, Veliaj shkruan se nuk e kishte pritur që PD do të protesonte për zbatimin e tokave nga shkollat.

Ty or çun te dhente Zoti jete sa me te gjate qe ta shkaterrosh gjer ne fund partine e vjehrrit tend! Që do e degjeneroje PD te protestonte shkollen 9 vjecare te Koder Kamzes ne toke private e jo zaptimet e basteve ne UBT, nuk e kishte enderruar asnje socialist! Jepi gaz!”-shkruan Veliaj. 

Sot është dita e dytë e protestave të studentëve e pedagogëve të Univeristetit Bujqësor të Tiranës. Ata janë kundër prishjes së fidanishtes në këtë korpus universitar për të ndërtuar një shkollë 9-vjeçare. Ditën e djeshme, Veliaj e quajti protestën një turp, pasi sipas tij aty po ndërtohet në një pronë private të shpronësuar nga Bashkia e Tiranës dhe shkolla është jetike për zonën. Ndërsa Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit të Mjedisit e ka quajtur si të paligjshme prishjen e fidanishtes pasi ajo sipas tij është ambient mësimor. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arber malltezi erion veliaj protesta e studenteve ne ubt protesta ne kamez arber malltezi erion veliaj protesta e studenteve ne ubt protesta ne kamez

Sondazh

Poll