Aktualitet

Prishja e fidanishtes/ Dekani i UBT-së: Të vijë të na sqarojë Veliaj me PPP-të e famshme, ne nuk ndalemi

5 Prill 2019, 08:11 Nga DOSJA
Prishja e fidanishtes/ Dekani i UBT-së: Të vijë të na

Tiranë- Në universitetin Bujqësor të Tiranës ende vazhdon protesta e studentëve dhe pdagogëve pasi janë kundër ndërtimeve në këtë korpus universitar dhe nuk duan që t’u prishet fidanishtja.

Dekani i këtij universiteti, Maksim Meço është shprehur se duhet të shkojë Erion Veliaj, kreu i Bashkisë t’i sqarojë për të projekt pasi nuk kanë qenë të informuar. Sipas dekanit prona e fidanishtes tashmë është blerë nga bashkia.

Duhet të dilte vendimi i formës së prerë të Gjyktës. Ne si institucion do të mblidhemi dhe të gjykojmë për hapat. Pa ardhur Veliaj këtu të na sqarojë ne nuk do të ndalemi nga kjo protestë. Shkolla që do të ndërtohet nuk është private, do të ndërtohet nga bashkia e PPP-të e famshme. Ne nuk dimë gjë se si do quhet shkolla, nuk janë bërë dëgjesa publike. Certefikata e pronësisë, prona private është blerë prona nga bashkia, me VKM, për interesa të Bashkisë.

Ajo që studentët theksuan tjetër është se kryeministri Edi Rama, disa ditë më parë kur përuroroi rikonstruktimet në këtë korpus universitar nuk përmendi këto lloj ndërtime.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dekani maksim meco erion veliaj prishja e fidanishtes ubt protesta e studentëve të ubt-së dekani maksim meco erion veliaj prishja e fidanishtes ubt protesta e studentëve të ubt-së

Sondazh

Poll