Aktualitet

Prezantoheshin si juristë dhe mashtruan dy persona, pranga gruas dhe të riut

5 Prill 2019, 07:48 Nga DOSJA
Prezantoheshin si juristë dhe mashtruan dy persona, pranga gruas dhe

TIRANË- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi duke u hequr si juristë të një institucioni të rëndësishëm kushtetues shqiptar premtonin licencë për mësimdhënie në këmbim të një shume parash.

Në prangat e policisë ka rënë një grua 47-vjeçare me iniciale M.F., e cila ka qënë e dënuar më parë për mashtrim dhe i riu, N. Sh., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Të arrestuarit kanë mashtruar dy persona duke iu kërkuar një shumë të konsiderueshme parash për ushtrimin e aktivitetit të mësimdhënies në një komunitet fetar. Ata janë kapur në flagrancë në momentin që do të takoheshin për t’u kërkuar lekët dy të mashtruarve.

Gjatë arrestimit, gruaja dhe i riu kanë bërë rezistencë dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: një automjet; dy aparate celularë dhe dokumente të ndryshme.

NJOFTIMI I PLOTË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Juristët e rremë”.

Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Prezantoheshin si juristë të një institucioni të rëndësishëm kushtetues shqiptar dhe premtonin në këmbim të një shume lekësh, dhënie lejeje zhvillimore e licencë, për ushtrim të aktivitetit të mësimdhënies. Në pranga dy shtetas.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Juristët e rremë”, arrestuan në flagrancë shtetasit:

– M. F., 48 vjeçe, banuese në Tiranë (e dënuar më parë për veprën penale të “Mashtrimit”);

– N. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke u prezatuar si juristë të një institucioni të rëndësishëm kushtetues të Republikës së Shqipërisë, kanë mashtruar dy shtetas duke iu kërkuar një shumë të konsiderueshme lekësh, me qëllim për t’iu siguruar leje zhvillimore e licencë për ushtrimin e aktivitetit të mësimdhënies në një komunitet fetar.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë në momentin që do të takoheshin për t’u kërkuar lekët dy shtetasve të mashtruar.

Gjatë arrestimit kanë bërë rezistencë dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

Një automjet;
Dy aparate celularë;
Dokumente të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Përvetësimi i titujve apo i detyrës shtetërore”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, parashikuar nga nenet 143/3, 186, 246/2, 237 dhe 236 të Kodit Penal.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni juristet e rreme policia e shtetit operacioni juristet e rreme policia e shtetit

Sondazh

Poll