Politike

Subvencionimi i fermerëve, Çuçi: 400 milion lekë në dispozicion, do ta përfitojnë 95% e aplikantëve

8 Korrik 2020, 10:28 Nga DOSJA
Subvencionimi i fermerëve, Çuçi: 400 milion lekë në

VLORË – Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, zhvilloi sot një vizitë në Tragjas të Vlorës, ku ndoqi më nga afër procesin e vaksinimit kundër brucelozës. Gjatë takimit, Çuçi bëri me dije, se nga qeveria janë dhënë 400 milion lekë, për të gjithë fermerët që kanë aplikuar për subvencione. Sipas tij, do të përfitojnë 95% e fermerëve që kanë aplikuar.

Falënderoj edhe njëherë të gjithë ata fermerë që aplikuan për Skemën Kombëtare këtë viti, një skemë e cila po rezulton e suksesshme. Rreth 95% e aplikantëve do të përfitojnë subvencionin”, tha Çuçi.

Përsa i përket vaksinimit, ministri tha se do të bëhet falas nga Shërbimi Veterinar. Më tej ai shtoi, se ky shërbim do të ristrukturohet dhe do të kalojë në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Vaksinimi i bagëtive do të bëhet falas nga Shërbimi Veterinar, i cili do të riorganizohet totalisht falë miratimit të ligjit të fundit në Parlament. Ky shërbim do të ristrukturohet totalisht duke e kaluar në një piramidë në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Shërbimi Veterinar do të kthejë tërësisht faqe duke filluar të shkruajë një histori të re suksesi. Ky shërbim është shumë i rëndësishëm për sigurinë ushqimore”, tha ministri Çuçi.

Për brucelozën do të vaksinohen në të gjithë vendin rreth 400 mijë krerë të imta, ndërsa për rajonin jugor në qarqet Fier, Vlorë e Gjirokastër, do të bëhen rreth 178 mijë vaksina. Me ligjin e ri të Shërbimit Veterinar është parashikuar të punësohen rreth 400 veterinerë në të gjithë vendin.

Ky lajm për fermerët, vjen në një kohë kur kreu i PD, Lulzim Basha po zhvillon takime intensive me këtë kategori, në të gjithë vendin. Nga jugu në veri Basha ka dëgjuar hallet e fermerëve për tokën, qiratë, naftën dhe farat.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi vaksinimi i bagetive bledi çuçi vaksinimi i bagetive

Sondazh

Poll