Politike

ME FOTO/ Brenda Kryesisë së Kuvendit, deputetët e Opozitës parlamentare qeshin përballë Ramës

7 Korrik 2020, 18:31 Nga DOSJA
ME FOTO/ Brenda Kryesisë së Kuvendit, deputetët e Opozitës

TIRANË– Fotot që po shikoni vijnë brenda Kryesisë së Kuvendit, ku për një orë e 20 minuta, kryeministri Edi Rama u mblodh kokë më kokë me Opozitën Parlamentare. Siç shihet edhe nga fotot, deputetët e Opozitës, Myslym Murrizi, Rudina Hajdari dhe Stojku, duken mjaft të qeshur.

Takimi nisi në orën 19:00 dhe u mbyll në orën 20:20, ku Hajdari doli e para përpara mediave për të treguar se nuk tërhiqet nga kërkesa për listat e hapura.

Ky takim vjen pas bojkotit që i bëri opozita parlamentare seancës së fundit kur po diskutohej për ndryshimet në kodin zgjedhor. Murrizi ndërkohë ka theksuar edhe më herët, se opozita parlamentare nuk do të bashkojë votat për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre.

Kërkesat e opozitës parlamentare janë listat e hapura, ndryshimi i sistemit, heqja e koalicioneve parazgjedhore dhe pragu elektoral 5%. Në takimin e fundit mes Ramës dhe opozitës parlamentare, shefi i qeverisë tha se është i gatshëm të ulet dhe të negociojë për listat e hapura.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama takon opoziten rudina hajdari edi rama rama takon opoziten rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 7 Korrik 2020, 17:29

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur fushatën për zgjedhjet e ardhshme. Gjatë gjithë ditës së sotme, kreu i qeverisë ka zhvilluar disa takime me deputetë...

Politike 7 Korrik 2020, 12:35

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me të cilën ka diskutuar lidhur me ...