Sport

Ndeshja Bylis-Tirana po kthehet në tragjedi! Zbardhen detajet e hetimit nga FSHF, ekspert të huaj do të përfshihen për të

7 Korrik 2020, 15:44 Nga DOSJA
Ndeshja Bylis-Tirana po kthehet në tragjedi! Zbardhen detajet e hetimit nga

TIRANË-Ndeshja e parë gjysmëfinale mes Bylisit dhe Tiranës zgjoi një debat të gjerë. Dyshimet për një trukim të ndeshjes ishin të forta. Për këtë arsye edhe vetë FSHF-ja nisi menjëherë hetimet në lidhje me këtë përballje. Së fundi është “Proçesi Sportiv” që zbulon më tepër detaje nga ky hetim i çelur nga qeveria shqiptare e futbollit.

Një dosje voluminoze është tashmë në duart e Komisionit të Etikës, që është ndërtuar nga analizat e ekspertëve. Për të shmangur ndërhyrjet në hetim FSHF ka vendosur të përfshijë në këtë proces ekspert të huaj për të analizuar takimin. Ndërkohë “Proçesi Sportiv” bën gjithashtu të ditur se UEFA ka bërë një tjetër sinjalizim për klubin e Tiranës, sa i përket ndeshjes së parë të bardhebluve në Kupë kundër Besëlidhjes, megjithëse jo me kaq dyshime të forta sa kundër Bylisit.

Për të forcuar hetimet po investigohet edhe ndeshja në kampionat e zhvilluar po ndërmjet bardhebluve dhe skuadrës mallakastriote për të kuptuar nëse janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ndërkohë dënimet në rast se akuzat vërtetohen mund të jenë shembullore, duke nisur nga përjashtimi nga Kupa e Shqipërisë e deri te mospjesëmarrje në Kupat e Europës për një vit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis fshf tirana bylis fshf tirana

Sondazh

Poll