Sport

VIDEO/ I vodhën shtëpinë, ylli i ekipit italian nuk e kapërdin dot grabitjen dhe frikëson tifozët: Ndihem lakuriq, do shoh

6 Korrik 2020, 19:23 Nga DOSJA
VIDEO/ I vodhën shtëpinë, ylli i ekipit italian nuk e

FIRENZE-Një mbrëmje e tmerrshme ka qenë ajo e djeshmja për Franck Ribery, jo vetëm në fushë. Kampioni francez i Fiorentinës, ka dalë para kohe nga fusha në sfidën me Parma për shkak të një dëmtimi në kavilje, ndërsa kur është kthyer në Firence ka gjetur një surprizë të keqe: hajdutët i kishin bastisur shtëpinë, duke përfituar nga mungesa e tij. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, që ka nisur hetimet.

Për Ribery një shqetësim më shumë, në kohën kur duhet të rikuperojë kaviljen e dëmtuar për sfidën kundër Cagliari. Megjithatë futbollisti francez nuk e ka pritur aspak mirë faktin që shtëpia e tij është grabitur lehtësisht dhe autorët janë larguar pa u identifikuar, ndaj në postimin e tij ka paralajmëruar se mund të vendosë largimin nga Italia.

“Ajo që më trondit më së shumti është fakti se ndihem lakuriq, sikur i kam hequr pantallonat e mia dhe këtë nuk e pranoj. Falë zotit gruaja dhe fëmijët e mi janë të sigurt në Mynih, por si mund të ndihem i qetë unë sot, pas gjithë kësaj? Unë nuk vrapoj për milionat, sepse falë zotit nuk më mungon asgjë, por nga ana tjetër po, vrapoj pas një topi sepse është pasioni im. Do të shoh dhe do të marr vendimin e duhur se çfarë do të bëj”. Përfundoi Franck Ribery

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fiorentina ribery fiorentina ribery

Sondazh

Poll