Sport

Partizani-Tirana, zbulohet orari dhe ja ku do të luhet derbi i kryeqytetit

7 Korrik 2020, 08:08 Nga DOSJA
Partizani-Tirana, zbulohet orari dhe ja ku do të luhet derbi i kryeqytetit

TIRANËDerbi i 157-të i kryeqytetit do të luhet ditën e oremte ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”. Një ndeshje që do të zhvillohet pa praninë e tifozëve. Stadiumi kombëtar nuk është se ka sjellur fat për Partizanin në përballjet derbi. Në dy ndeshjet e fundit të kuqtë kanë dalë të humbur.

Me humbjen e djeshme ndaj Kukësit, bardheblutë kanë humbur mundësinë që të “hakmerren” ndaj të kuqve që të shpalleshin matematikisht kampionë në derbi.

Pra, cilido qoftë rezultati i këtij takimi, nuk do të kemi festë titulli në përfundim. Madje, në këtë takim Partizani mund t’i stresojë bardheblutë, aq më shumë që fitorja kërkohet për të shlyer edhe turpin e 28 shkurtit, kur Tirana i mposhti në shifrat 5-1.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport partizani tirana partizani tirana

Sondazh

Poll