Sport

Tronditet klubi shqiptar, dy lojtarë me koronavirus, njeri prej tyre në gjendje të rëndë

7 Korrik 2020, 14:38 Nga DOSJA
Tronditet klubi shqiptar, dy lojtarë me koronavirus, njeri prej tyre

KOSOVË– Klubi i Vushtrisë ka njoftuar se dy futbollistë janë prekur nga koronavirusi dhe ka ngjallur ankth te pjesa tjetër e skuadrës. Sipas presidentit të klubit, Bajrush Kajtazi, dy lojtarët që kanë shfaqur simptoma janë zbuluar pas ndeshjes me Flamurtarin dhe për këtë arsye paniku është shumë i madh.

Gjithashtu ai është shprehur se 2 lojtarët janë izoluar, por shton se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. “Dy futbollistë janë me simptoma të “Covid-19”, për të dy e kemi mësuar këtë pas ndeshjes së fundit me KF Flamurtarin. Për momentin ata janë të izoluar por ne e kemi kuptuar vetëm pas ndeshjes, madje njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll kosove vushtria futboll kosove vushtria

Sondazh

Poll