Sport

VIDEO/Festa kthehet në kaos, autobusi i ekipit të Rashicës sulmohet nga tifozët

7 Korrik 2020, 14:52 Nga DOSJA
VIDEO/Festa kthehet në kaos, autobusi i ekipit të Rashicës

GJERMANI-Werder Bremen arriti të sigurojë qendrimin në Bundesligë edhe për sezonin tjetër. Ekipi ku aktivizohet Milot Rashica barazoi 2-2 në fushën e Heidenheim duke siguruar qendrimin në Budesligë edhe për sezonin tjetër. Takimi i parë përfundoi në 0-0. Padyshim që në ekipin e Rashicës nuk mund të mungonte festa, por gëzimi i tyre u prish disi nga reagimi i tifozëve.

Sipas asaj që raporton “BILD”, rreth 150 tifozë të Heidenheim ishin të pranishëm jashtë stadiumit dhe nuk e kanë kapërdirë dot festën e miqve duke sulmuar autobusin e tyre me gurë apo shishe, të cilat shkaktuar edhe dëme në automjet. Ka qenë policia ajo që ka shoqëruar më pas Rashicën dhe shokët e tij të skuadrës drejt largimit.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport rashica werder bremen rashica werder bremen

Sondazh

Poll